Friday, November 22, 2024

Kupa e Shqipërisë, FSHF hedh shortin për fazën gjysmëfinale, Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Skenderbeu, dy sfidat e 14 prillit

Lexo

Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka hedhur paraditën e  sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania” shortin për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Të pranishëm në përzierjen e goglave me ekipet e kualifikuara deri në këtë fazë Laçi, Teuta, Vllaznia dhe Skënderbeu, ishin përfaqësues të klubeve përkatëse si dhe ato të mediave. Shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia që vjen pas fitores ndaj Korabit do të presë Laçin në shtëpi. Nga ana tjetër, bregdetarët e Teutës shorti i përcaktoi përballë djemtë e Skënderbeut.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni, do të luhen më 14 prill, me tek ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhje. Një short, në fakt, jo ai i duhuri që prisnin kuqeblutë, pasi në preferencen e tyre ishte Skenderbeu i Korçës, skuadër e cila konsiderohej më e lehtë për tu kaluar. Shorti në fjalë është komentuar nga trajneri kuqeblu, Tomas Brdariç dhe mbrojtësi Mevlan Adili, të cilët një ditë përpara ndeshjes ishin në konferencë për shtyp me gazetarët shkodranë. Ndër të tjera, ato theksuan se nuk e preferonin ta kishin Laçin në këtë përballje, por edhe pse e vlerësojnë kundërshtarin për nivelin, cilësinë dhe formën sportive optimal që po kalon për momentin, ishin optimist se do ta kalojnë me sukses këtë tur gjysëmfinal. Sipas tyre, objektivi i Vllaznisë për këtë kompeticion është për të shkuar në finale, dhe më pas, pse jo edhe për ta fituar trofeun e Kupës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img