Thursday, March 28, 2024

Futboll Kategoria e Tretë/KF Murlani ndalet në javën e katërt, mundet nga Spartaku 4-3

Lexo

KF Murlani është një nga skuadrat surprizë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të kategorisë tretë për sezonin 2020-2021. Ndonëse skuadër debutuese dhe me një përvojë vetëm 4-5 mujore, murlanasit e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa startuan në mënyrën më të mirë duke likujduar me radhë në tre javët e para skuadra të tilla të njohura, mes të cilave edhe Luftëtarin e traditave së bashku edhe me Kinostudion dhe KF Drinin. Fitore këo që bënë jehonë jo të vogël në opinionin sportive, jo vetëm shkodranë por edhe më tej.

Megjithatë, është dashur java e katërt që kjo skuadër të ndalet. Takimi i luajtur mesditën e sotme në kompleksin sportive Kamëz, Spartaku i Tiranës dhe KF Murlani i bashkisë Vau Dejës ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 4 me 3 në favor të skuadrës nga kryeqyteti, e cila vitin e kaluar ka konkuruar në kategorinë e dytë.

Një ndalesë patjetër e përkohshmë kjo për KF Murlanin, pasi me investimet serioze dhe përgatitjet sistematike profesionale që zhvillohen në fushën sportive të Barbullushit nga ana e stafit teknik me në krye ish futbollistin e njohur të Vllaznisë, Altin Xhahysa, skuadra do të rikithehet patjetër tek fitorja.

Siç e kemi thënë edhe në kronikat e mëparshme, synimet e KF Murlanit janë me tejpamje të largët, ku renditja në vendin e parë këtë sezon futbollistik dhe kualifikimi një kategori më lart, në të dytën, është vetëm hapi i parë, sepse në vijim objektivat janë edhe më të larta. Sipas rregullores që kërkon FSHF, kërkohet ngjitja e shkallëve një e nga një në kategoritë përkatëse, nga e treat në të dytën, më pas në të parën dhe më pas për të hedhur hapin final dhe vendimtar, kalimin në Superiore, çka do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për zonën e Barbullushit ku është edhe rezidenca e klubit, por edhe më gjërë, Rajonin e Qarkut Shkodër në tërësi, dhe më tej.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img