Sunday, October 13, 2024

Rikthehet Superiorja, të shtunën kryendeshja e javës, Vllaznia-Partizani, ora 16.00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar rikthehet këtë fundjavë me një kryendeshje siç është ajo Vllaznia-Partizani. Sfida në fjalë luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke filluar nga ora 16.00.

Një sfidë kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren e kësaj ndeshje, Vllaznia për të ruajtur kreun e renditjes dhe Partizani ndjekës për të këmbyer vendet në tabelë me kuqeblutë.

Në kampin kuqeblu janë përgatitur seriozisht për këtë ndeshje, por për trajnerin Tomas Brdariç ka probleme me lojtarët titullarë. Për arsye kartonash mungon kapiteni Erdenis Gurishta, por krahas tij, me shumë mundësi mungon edhe mbrojtësi tjetër i qëndrës Eni Imami, i cili gjatë dy ditëve të fundit nuk është stervitur me skuadrën, ndërkohë që shfaqur shqetësime edhe qëndërmbrojtësi tjetër Mevlan Adili.

Ndërkohë, përpos mungesave ka edhe lajme të mira, pasi në dispozicion të teknikut Brdariç do të jetë sulmuesi brazilian Viktor Da Silva, për të cilin stafi mjekësor bën të ditur se ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për lojë.

Në prag të kësaj sfide që luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.00, kuqeblutë do të zhvillojnë sot edhe një seancë stervitore, që është edhe e fundit, anti-Partizani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img