Kupa e Shqipërisë, luhen ndeshjet e turit të parë, Vllaznia mund 7-0 Devollin dhe kualifikohet në turin e dytë

Ashtu siç ishte planifikuar, sezoni futbollistik 2020-2021 ka nisur me Kupën e Shqipërisë, e cila turin e parë e luajti me një ndeshje teke. 32 skuadrat pjesëmarrëse në këtë tur ishin të ndara në dy grupe, A dhe B. Kuqeblutë, konkurues në grupin B janë ndeshur në stadiumin “Loro Boriçi” duke pasur përballë Devollin e kategorisë së parë. Në ndryshim nga ballafaqimi i një muaji më parë në miqësore, ku Vllaznia fitoi minimalisht 1 me 0, këtë herë dominimi kuqeblu ishte i dukshëm.  Këtë e tregon edhe vete rezultati 7 me 0 në fitim të Vllaznisë, golat e së cilës kanë për autor Dilaver tre herë, Imeri, Marku me penallti, Isaevski dhe Jonuzi.

Ndeshjet e tjera të turit të parë të Kupës së Shqipërisë dhanë këto rezultate:

Grupi A  Tirana-Shkumbini 4:1, Laçi-Vora 3:0, Teuta-Tërbuni 4: 0, Bylis Veleçiku 2:1, Flamurtari- Dinamo 1: 2, Kastrioti- Burreli 2:1, Besëlidhja- Egnatia 1:1 (me penallti, 3:4 kualifikohet Egnatia), Korabi -Erzeni 2 :0.

Grupi B, përpos çiftit Vllaznia-Devolli 7 me 0, u arriten këto rezultate: Kukësi- Maliqi 5:0, Skënderbeu-Tomori 1:0, Partizani-Iliria 5:0, Luftëtari-Elbasani(0:3tavolinë), Apolonia- Turbina 4:1, Pogradeci- Oriku 9:1, Lushnja- Besa 0 :1. Bazuar në rezultatet e turit të parë, ekipet e kualifikuara në turin e dytë janë Tirana, Korabi, Laçi, Egnatia, Teuta, Kastrioti, Bylisi, Dinamo në grupin A. Ndërsa në grupin B, të kualifikuar janë Kukësi, Besa, Skënderbeu, Pogradeci, Partizani, Apolonia, Vllaznia dhe Elbasani.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu