Mjeshtri i Madh i Basketbolli shqiptar, Renato Radoja mbush 81 vjeç. Urime, jete të gjatë profesor!

Lexo

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”-Garon, Erkand Qerimaj, i pari në Baterinë “B”

Peshëngritësi shkodran, Erkand Qerimaj nën kujdesinj e trajnerit të tij personal, Zef Kovaçi, është ngjitur në pedanëne Lojërave Olimpike...

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”-Shkodrani, Erkand Qerimaj garon mëngjesin e së shtunës, ora 05.00

Shkodrani, Erkand Qerimaj duket mjaft optimist për konkurimin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Së bashku me trajnerin e tij...

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”-Notarja Nikol Merizaj vendos rekord kombëtar, por nuk kualifikohet në finale, e treta në baterinë e saj dhe e 42-ta në...

Notarja shqiptare Nikol Merizaj, pjesë e delegacionit sportiv shqiptar në  Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ka përfunduar garën e 50...

I madhi i basketbollit shkodran dhe atij shqiptar, Renato Radoja mbush plot 81 vjeç. Një nga emrat më të spikatur të koshit shqiptar, ku përpos Vllaznisë ka përfaqësuar edhe klubet e Tiranes dhe Partizanit me të cilët ka fituar trofetë e kampionit të Shqipërisë. Pa lënë mënjanë këtu edhe ekipin kombëtar kuqezi ku ashtu si edhe në klubet përkatëse ka qënë truri i kësaj skuadre. Në këto 81 vite, rreth 70-të i takojnë sportit të basketbollit, si sportist dhe me pas trajner duke dhënë edhe aty më të mirën e tij me ekipet e meshkujve dhe femrave të Vllaznisë dhe ekipit kombëtar. Madje, edhe në këtë moshë ai vazhdon ta ushtrojë këtë detyrë me plot pasion dhe profesionalizem duke përcjellë tek brezat e rinjë pjesë nga mjeshtria e basketbollit që ai e paraqiti për shumë e shumë vite në fushën e lojës.

Një ditëlindje kjo që e rikthen në vemendje nga i gjithë opinioni sportiv dhe më gjërë Mjeshtrin e Madh të basketbollit shqiptar. Një ditëlindje që fare mirë mund të merrte vemendjen e institucioneve sportive dhe qeverisjes vendore të Shkodrës që nuk u ndienë fare në këtë rast. Por, natyrisht që komuniteti, kolegët, brezat e sportistëve që ai nxori nga duart e tij, duket se janë disi më të ndjeshëm në këtë drejtim. Nga urimet e shumta të ngrohta dhe dashamirëse të përcjella në rrjetin social FB adresuar mjeshtrit të njohur Renato Radoja, Veriu Sport përzgjodhi pikërisht atë të Leonard Qytezes, një qytetar model i Shkodrës, ish basketbollist dhe më pas shumë i njohur për shoqërinë si specialist në profesionin e tij të inxhinierit mekanik, të cilin po e përcjellim ashtu origjinal siç ai e publikoi në profilin e tij personal….

Leonard Qyteza ….FB …

            Sot, me 31 Tetor 2020, Mjeshtri i Merituar i Sportit,

Renato Radoja  , ylli i basketbollit në Ballkaniaden e vitit 1965, mbushi 81 vjeç.

Vendi ynë, Shqipëria, po kalon kohë të vështira nga Pandemia e Covid 19, por, edhepse, shumë nga Lisat e naltë të artit e kulturës, të sportit dhe shkencës po ” rrëzohen” nji e nga nji, mosha nuk po i mban mâ nga pesha e viteve.

Jeta ka ligjësitë e veta natyrale, por shoqëria duhet të gjej mekanizmat dhe të shtoj përpjekjet që, të tjerë ” filiza ” të rinj në kulturë dhe sporte të ripërtrihen, gja që nuk po ndodh dhe nuk ka gjasa të ndodhë për shumë kohë.

Prandaj, këto xhevahire që i kemi ende në mesin tonë, duhet të gjejmë arësye ti promovojmë ende në shumë mënyra.

Renato Radoja, asht njëri nga ato që në Shkodër po anashkalohet.

Ne, sportistët e tij, e duam dhe e nderojmë.

U bash 100 vjeç, profesor i dashtun!

Me urimin e ish basketbollistit Leonard Qyteza si dhe të mbarë opinionit sportiv dhe më gjërë, bashkohet edhe Veriu Sport. Urime profesor i nderuar,edhe 100 të tjera, me shëndet, freski dhe energji si në këtë ditëlindje të 81-të!

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -