Kampionati Kombëtar i Spueriores, ia ka lënë radhën ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, ku sot dhe nesër do të luhen takimet çerekfinale.
Dy sfidat e para që do të luhen sot janë: Kukësi-Partizani dhe Teuta-Tirana. Çifti i parë që do të luhet në stadiumin “Kukës Arena” nis në orën 13:30, ndërsa ai i dyti, Teuta-Tirana, i cili luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, nis në orën 17:00.
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, vijojnë nesër me dy sfidat e tjera, Erzeni-Vllaznia dhe Laçi-Egnatia, që të dyja me nisje në orën 13:30, e para në stadiumin e Rrogozhinës dhe e dyta në atë të Laçit.