Saturday, May 18, 2024

Kupa e Shqipërisë-Vetëm Vllaznia humb nga ekipet e Superiores. Laçi, Kukësi, Erzeni, Bylis fitojnë në transfertë. Fiton edhe Kastrioti në shtëpi, barazon Teuta në transfetë

Lexo

Në 9 takimet e luajtura sot për për llogari të ndeshjeve të para të turit të parë, nga ekipet e kategorisë Superiore, vetëm Vllaznia është mundur nga Flamurtari i kategorisë së parë. Ka qënë Flamurtari që ka sfiduar kuqeblutë duke i mundur me rezultatin 2-1, fitore kjo që e lë të hapur fatin e kualifikimit për ndeshjen e dytë, por gjithnjë me një avantazh të vlonjatëve, të cilëve për të kaluar turin i nevojitet edhe një barazim i mundshëm.

Ndërkohë, ekipet e tjera të kategorisë Superiore kanë dalë fitues. Katër prej tyre , Laçi, Kukësi, Erzeni, Bylis arrijnë të fitojnë në transfetë përballë Devollit, Labërisë, Turbinës dhe Pogradecit. Me fitore, por me një ndehsje të luajtur në shtëpi e mbyll këtë ndeshje të parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, edhe Kastrioti, i cili mund Vorën, ndërkohë që skuadra tjetër e Superiores, Teuta, barazon në transfertë me Luzin 2008.

Njihuni me rezultatet dhe golashënuesit e ndeshjeve të sotme të Kupës së Shqipërisë

GRUPI A: FLAMURTARI 2-1 VLLAZNIA(20′ Fernando, 35′ Disha / 11′ Vula), KASTRIOTI 1-0 VORA (53′ Ajazi), POGRADECI 0-3 BYLIS(20′ Fall, 66′ Lajthia, 85′ Atshimene), BESA 1-1 KORABI (43′ Onuh / 3′ Lala)

GRUPI B: DEVOLLI 0-2 LAÇI(6′ Bajramaj, 90′ Prengaj), LABËRIA 0-3 KUKËSI(7′ Daci, 44′ Barbosa, 51′ Giasi), LUZI 0-0 TEUTA, MALIQI 1-5 SKËNDERBEU(85′ Meçollari / 5′ Liço, 15′, 51′ Pusi, 60′ Hysolli, 89′ Vecaj (p)), TURBINA 1-2 ERZENI
50′ Buxhelaj / 85′ Doksani, 90’+4′ Karvajo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img