Monday, November 25, 2024

Kupa e Shqipërisë-Vllaznia pret Pogadecin, sot ora 13.30 në “Loro Boriçi”, ndeshja e kthimit për Turin e Dytë

Lexo

Fituesit e trofeut të Kupës së Shqipërisë në fuqi, kuqeblutë e Vllaznisë, presin sot në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Pogradecit. Ndeshja që starton në orën 13.30 është e dyta e turit të dytë, pasi dy javë më parë, në transfertën e Pogradecit, kuqeblutë fituan me rezultatin 0 me 2 me gola të shënuar nga Ardit Hoxha dhe Zinedin Mustedanagiç.

Vllaznia, e cila ka pretendimet e veta edhe për kampionatin, ka në objektiv fitimin edhe të Kupës së Shqipërisë, ndaj sot është e motivuar për të bërë më të mirën në fushën e lojës. Ndërkohë, nga ana tjetër nuk kanë pretendimet për Kupën, pasi janë të fokusuar në kampionatin e kategorisë së parë. Një gjë të tillë e deklaroi pas ndeshjes së parë vetë trajneri pogradecar, duke bërë të ditur se në Shkodër mund të vijnë me element të ri.

E gjitha kjo, por kryesisht edhe fitorja e ndeshjes së parë i jep mundësi trajnerit Thomas Brdariç t’i japë hapësirat e duhura elementit të stolit. Një gjë e tillë është konstatuar edhe gjatë seancës stervitore të djeshme, ku gjatë një minutazhi loje mes dy formacioneve është ekspozuar edhe skuadra që do të luajë sot nga minuta e parë.

Qarri, Gurishta, Adili, Paloka, Smajli, Krymi, Hriç, Mustedanagiç, Latifi, Aralica, Ardit Hoxhaj, është formacioni i projektuar nga Brdariç për ta filluar nga minuta e parë, ndërkohë që në vijim pritet të ketë ndërrime me të tjerë emra që mvijnë nga pankina.

Takimi I sotëm, Vllaznia-Pogradeci do të gjykohet nga Besnard Kaimi kryesor, Elvis Gjoka dhe Arnoldo Memlikaj anësor. Arbiter i katërt, Edvin Hoxha, vëshgues Genc Maloku, delegat i FSHF-së, Përparim Laçi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img