Monday, May 20, 2024

Holanda shkon në Botëror, golat e Bergvajn dhe Depaj firmosin kualifikimin e tulipanëve

Lexo

Holanda i ka dhënë fund makthit për Kualifikueset e Botërorit 2022. Madje, ka vuajtur jo pak, sepse vetëm gjashtë minutat e fundit të sfidës në mbrëmjen e sotme kanë zgjidhur gjithçka në favor të tulipanëve. Për këtë kanë menduar Bergvain dhe Depay, të cilët tundën rrjetën norvegjeze, përkatësisht në minutat 84 dhe 90-të. Fitore kjo që i siguron Holandës shkuarjen në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Nga ana tjetër, po në ndeshjet e mbrëmjes së martë të Grupit G, Turqia mund Malin e Zi 2 me 1 duke pritur ballafaqimin e fazës Pla-Off për gjetur një biletë si finaliste e Botërorit.  Në grupin D, Franca e pati të lehtë ndaj finlandezëve (0-2). Kombëtarja e “Gjelave” u mjaftua me golat e Mbappe dhe Depay. Po 0-2 ia del edhe Ukraina ndaj Bosnjës. Ky rezultat çon ukrainasit në Play off, ndërsa ekipi i Deschamps është në vendin e parë. Në grupin E, Ëales shkon në Play Off pas barazimit 1-1 me Belgjikën. Belgët luanin thjeshtë për statistikë, pasi ishin kualifikuar tashmë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img