Kuqeblutë lënë nesër Shkodrën për përgatitjet anti-Tirana

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas një dite pushim siç ishte ajo e hënës që vinte një ditë pas ndeshjes miqësore me Tërbunin, kuqelutë kanë filluar të martën përgatitjet anti-Tirana. Përgatitje këto që ka pasur në program një seancë stervitore, atë të zhvilluar në  palestër. Seancë, së cilës i ka paraprirë një fjalë e gjatë përpara skuadrës nga ana e teknikut Thomas Brdariç duke cekur paksa edhe miqësoren me pukjanët. Por, më së shumtmi duke i dhënë moralin e duhur karikues futbollistëve për sfidën e fundjavës ndaj bardhebluve.

Më pas e ka pasur radhën bullgari Mihail Tzokov, përgatitësi atletik i kuqebluve që ka zbatuar programin stervitor të ditës. Të ndarë në grupe, futbollistët kanë konsomuar ushtrimet në veglat përkatëse duke marrë ngarkesat e duhura fizike.

Ndërkohë, ashtu siç u paralajmërua edhe ditën e diel, përgatitjet anti-Tirana, Vllaznia do t’i zhvillojë në Durrës. Nga sa bëhet e ditur skuadra do të lërë Shkodrën në orën 10.30 dhe pasdite në orën 16.00 është programuar seanca stervitore, e vetmja për ditën e mërkurë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img