Friday, April 26, 2024

BASKETBOLL/ Kalendari i ndeshjeve për Kupën e Shqipërisë 2022

Lexo

Federata Shqiptare e Basketbollit ka zbardhur kalendarin e takimeve të Kupës, ndeshje që do të ngrenë edhe siparin në sportin e koshit për vitin 2022.

Nesër në orën 11:00 luhet faza eleminatore që nis me takimin e parë me eliminim direkt mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Më pas, më 14 janar do të vijohet me takimet e raundit të dytë eliminator, teksa Elbasani do të sfidojë Besëlidhjen, ndërsa Apolonia përballet me fituesin e çiftit Flamurtari-Skënderbeu.

Për të parët ekipeve kryesore, në parket duhet pritur faza çerekfinale, teksa ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit më 15 janar. Më datë 16 Tirana Neptun dhe Dinamo do të masin forcat në derbi, ndërsa Teuta, fituesja në fuqi e Kupës, do ta nisë mbrojtjen e trofeut përballë ekipit që del triumfues nga sfida Besëlidhja-Elbasani. Ndërsa më 17 janar, Kamza do të ndeshet me skuadrën që avancon në duelet Apolonia – (Flamurtari-Skënderbeu).

Për sa i përket gjysmëfinaleve, ato do të hidhen me short, ndërsa sfidat do të zhvillohen më datë 22 janar. Një ditë më vonë, më datë 23, do të zhvillohet finalja e madhe. Me 18 suksese, Tirana mban rekordin për sa u përket Kupave të fituara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img