Thursday, November 21, 2024

Kuqeblutë në krizë goli, nuk shënojnë as ndaj Dinamos së kategorisë së parë

Lexo

Edhe pse drejtuesit e rinjë të Vllaznisë investuan jo pak për të ndërtuar në këtë sezon të ri futbollistik një skuadër sa më cilësore duket se gjërat nuk janë akoma aty ku duhet. Kritikat më të shumta janë adresuar për futbollistët e repartit të sulmit, të cilët në një sërë ndeshjesh miqësore të organizuara me skuadra të kategorisë së parë dhe ato të Superiores nuk arriten të gjejnë rrugen e rjetes. Një gjë e tillë u reflektua edhe në miqësoren e fundit luajtur pasditen e së mërkures përballë Dinamos që konkuron një kategori më poshtë në futbollin shqiptar. E luajtur në kompleksin sportiv “Pezë-Helmes” të Tiranes, sfida miqësore Dinamo-Vllaznia është mbyllur në barazim me rrjeta të paprekura 0 me 0.

Nga ajo që prodhoi loja duhet thënë se pjesa e parë ka qënë më e mirë për Vllazninë, e cila nga ana e saj ka krijuar edhe disa raste përpara portes dinamovite, por sulmuesit janë treguar ta paaftë për ta dërguar topin në rrjete. E kundërta ka ndodhur në pjesen e dytë ku Dinamo e ka rritur shumë nivelin e lojës së saj duke ushtruar presion në porten kuqe, madje vendasit arriten të shënojë edhe një gol por që nuk u vlerësua nga gjyqtari Daniel Vrapi. Mungesa e tundjes së rrjetes për shumë ndeshje me radhë nga ana e Vllaznisë është kthyer në një shqetësim më vete për kuqeblutë, gjë për të cilen duhet punuar intensivisht me futbollistët në procesin stervitor nga stafi teknik me në krye trajnerin Tomas Brdariç për të përmirësuar shënjestren në drejtim të portes kundërshtare.

Në të njëjtën kohë nuk duhet lënë pas dore puna edhe repartet e tjera përfshirë edhe mesfushën, edhe ajo e kritikuar jo pak nga specialistët e futbollit për mungesen e një efektiviteti në organizimin e lojës për të qënë furnizuese e vazhdueshme me topa goli për repartin ofensiv.  

Formacioni i Vllaznisë në këtë ndeshje ishte ky: Zogoviç, Lekaj, Adili, Shehi, Nertil Hoxhaj, Krymi, Kruja, Jonuzi, Da Silva, Ymeri, Dilar. Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Qarri, Ardit Hoxhaj, Ramadani, Kalaja, Dunka, Sidorenko dhe Deda.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img