Friday, November 22, 2024

Kuqezinjtë gati për Anglinë, tekniku Reja motivon skuadrën për rezultat pozitiv

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin “Katar 2020”. Pas fitores në transafertë të ndeshjes së parë kundër Andorrës me golin e shënuar nga Lenjani, sfida e dytë eleminatore e Grupit I ofron një përballje shumë të fortë ndaj Anglisë së madhe, aty ku thuhet se ka lindur futbolli në botë. Ashtu si edhe ndeshjet e tjera, për shkak të masave të marra kundër pandemisë, takimi që starton në orën 18.00 luhet pa spektatorë.

Në prag të kësaj sfide, tekniku i kuqezinjëve tanë, Eduardo Reja ka folur në konferencen për shtyp, ku ndër të tjera, ndërsa vlerëson kundërshtarin, motivon skuadrën tonë për marrjen e një rezultati pozitiv.

Motivimi

“Sigurisht që motivimi është shumë i lartë për këtë ndeshje pasi do të kemi përballë një nga skuadrat më të forta në Europë. Nuk duhet të jemi thjesht të të pjekur dhe matur për ta përballur këtë ndeshje por duhet të jemi të përgatitur edhe taktikisht. Duhet të përdorim shumë kokën dhe të mos u lejojmë hapësira kundërshtarëve. Nuk duhet të mendojmë vetëm për fazën mbrojtëse por të tentojmë ta sulmojmë kundërshtarin. E njohim forcën e kësaj skuadre por ndeshja duhet të luhet dhe nis 11 kundër 11. Është një ndeshje që na stimulon të gjithëve. Duhet të përpiqemi edhe ne të trembim kundërshtarët sepse edhe ata mund të hasin vështirësi. Kemi respekt për Anglinë por kjo është një histori dhe ndeshje e re”.

Formacioni

“Kam disa zgjedhje të tjera si Ismajli, Gjimshiti e Veseli që mund të aktivizohen në qëndër të mbrojtjes. Veseli është aktivizuar shpesh herë te Salernitana në këtë pozicion. Kam menduar që Gjimshiti të vendoset në qendër të repartit pasi është lojtari më i përshtatshëm. Nuk do të kemi probleme në mbrojtje pavarësisht mungesës së Kumbullës”

Kundërshtari

“Anglia është një skuadër shumë e fortë dhe me lojtarë të rinj me të ardhme përpara. Kanë punuar shumë mirë dhe kanë në përbërje kampionë me cilësi të ëmdha. Kane është lojtari që më pëlqen më shumën nga Anglia por dua të veçoj edhe Foden apo Mount, që mund të rriten edhe më shumë pasi kanë treguar se kanë treguar se kanë cilësi dhe mund të bëhen lojtarë të mëdhenj në të ardhmen”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img