Wednesday, December 11, 2024

Liçensimi i Vllaznisë, sponsori Xhaferi nuk “dorëzohet”, nis negociatat për një plan “B”

Lexo

Vllaznia në luftë me kohën. Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga afati i dorëzimit të dokumentacionit për liçensimin në Europë dhe çeshtja që po mban të ngrirë situatën në kampin shkodran janë borxhet ndaj tatimeve. Pas miratimit të një fondi të shpejtë nga ana e Bashkisë së Shkodrës për të mbyllur disa çeshtje emergjente financiare, Këshilli Bashkiak nuk e ndezi dritën jeshile dhe situata është në pikën zero. Momentalisht nga ambjentet e klubit nuk rrjedh asnjë informacion por sponsori kryesor i skuadrës, Alban Xhaferri duket se ka një plan “B” dhe po punon për të zgjidhur sa më shpejt këtë situatë. Në rast se nuk do të respektohet afati dhe kushtet e licensimit, do të ishte një dështim i madh sportiv por mbi të gjitha financiar për Vllazninë që nuk e shijon aromën europiane prej rreth 1 dekade.

Nga sa bëhet e ditur sponsori Alban Xhaferri po punon që bashkë me stafin e tij të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë që nuk kalon nga rrugët e institucioneve lokale. Një prej alternativave është marrëveshja dypalëshe me organet e tatimeve për të shtyrë në kohën e duhur pagesën e detyrimeve, por nuk përjashtohet mundësia që në klub të afrohen dhe sponsor të ndryshëm për t’i dhënë zgjidhje sa më të shpejtë situatës.

Ndër kushtet e liçensimit, më kryesori në hierarkinë e UEFA-s është ai financiar që prej disa muajsh kalohet në lupë edhe nga vetë institucioni i futbollit europian, nëpërmjet një sistemi aplikimi që e ka bërë të përdorueshëm nga të gjitha klubet aplikuese. Borxhet e Vllaznisë ndaj intitucioneve shtetërore e kalojnë shumën e 1 miliardë lekëve dhe çeshtja e shtyrjes në kohë është një problem që nuk arrin të marrë zgjidhje prej shumë vitesh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img