Nga pika e bardhë, të besuarit e Ancelottit dolën fitues, falë pritjeve të një super Lunin dhe golit vendimtar të Rudiger
Real Madrid mundi Manchester City-n me penallti në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të siguruar një vend në gjysmëfinale për të katërtin vit radhazi.
Los Blancos e thyen ngërçin në minutën e 12-të me një goditje të Rodrygo, më pas pësuan një presion shumë të gjatë nga Qytetarët të cilët më në fund gjetën golin e barazimit me De Bruyne, duke firmosur rezultatin 1-1, dhe e çuan sfidën në kohe shtese.
Megjithatë, nga pika e bardhë, të besuarit e Ancelottit dolën fitues, falë pritjeve të një super Lunin dhe golit vendimtar të Rudiger.
Goditjet e penalltive
Alvarez (M) – gol
Modric (R) – jo
Bernardo Silva (M) – jo
Bellingham (R) – gol
Kovacic (M) – jo
Vasquez (R) – gol
Foden (M) – gol
Nacho (R) – gol
Ederson (M) – gol
Rudiger (R) – gol