Thursday, April 18, 2024

Liga e Kampioneve të Europëes, luhen ndeshjet e dyta, Juventusi mundet në shtëpi nga Barcelona 0-2

Lexo

Në ndeshjet e dyta të Ligs së Kampioneve të Europës, ajo që ka spikatur më shumë ka qënë humbja në shtëpi e juventinëve. Sfida Juventus-Barcelona e luajtur në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 0 me 2 në favor të spanjollëve. Një sfide kjo që pati edhe shumë momente kulmore, ndër të cilat ishte ai i kartonit të kuq marrë nga Merih Demiral gjashtë minuta para fundit të ndeshjes. Autorë të golave ishin Osman Dembele që zhbllokoi sfidën në minuten e uajtur 15-të, ndërkohë që goli i dytë i shënuar në fund të krejt takimit ka për autor Mesin, i cili shndërroi në gol një penallti të dhënë në favor të spanjollëve. Në ndeshjet e tjera Mançester Junajtid shpartalloi gjermanët e Lajpcig me rezultatin e thellë 5 me 0. Autorët e rrjetave angleze ishin Grinvud , Marsial, si dhe Rashford me tripleten e tij përkatësisht në minutat 76, 78 dhe 90-të. Takimet e tjera dhanë këto rezultate: Bryzh-Lazio barazim 1 me 1, Ferencvarosh-Dinamo Kiev 2 me 2, Sevilja-Rene 1 me 0, dhe Borusia Dortmund-Zenit 2 me 0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img