Thursday, May 2, 2024

Liga e Kampioneve të Europës luan takimet e para. Milan humb 0-2 në shtëpi me Çelsin barazojnë Reali e PSG-ja

Lexo

Liga e Kampioneve ka luajtur të martën takimet e para në grupet E, F, G dhe H dhe nuk kanë munguar rezultatet interesante. Kështu, Makabi i Haifas ka shtangur Juventusin, duke e mundur 2-0 në Izrael, në takimin e grupit H, të luajtur më herët, me dy gola të shënuar nga i njëjti autor, Atzili. Fitorja, që ishte e para në 20 vitet e fundit për izraelitët në Ligën e Kampioneve, i lë të dyja skuadrat në prag eliminimit që në fazën e grupeve, teksa kanë nga 3 pikë secila, pasi në takimin tjetër, Paris SG-ja dhe Benfika kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 1-1 në Francë.

Ndërkaq, edhe në grupin G, të dy duelet u mbyllën në barazimi, FC Kopenhagen-Mançester Siti 0-0 dhe Borusia Dortmund-Sevilja 1-1 dhe anglezët sigurojnë që tani vendin në turin e 16-shes. Në grupih F, Reali i Madridit ka shpëtuar, por vetëm në sekondat e fundit të minutave shtesë në Poloni, duke marrë një barazim 1-1 përballë ukrainasve të Shahtjorit të Donjeckut.

Ndërsa Lajpcigu ka fituar 2-0 në Skoci ndaj Sëlltikut, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes. Kurse në grupin E, Milani i mbetur me 10 lojtarë që në minutën e 18-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Tomorit, është mundur 0-2 në fushën e vet përballë Çelsit, me anglezët që marrin kreun e renditjes me 7 pikë, një më tepër sesa Salzburgu, që u ndal në një barazim 1-1 në fushën e vet përballë Dinamos së Zagrebit.

Kjo e fundit dhe Milani kanë nga 4 pikë secila dhe çështja e kualifikimit për më tej mbetet e hapur për të dyja skuadrat. Të mërkurën luhen takimet e 4-ta në grupet A, B C dhe D dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë përballjen më të spikatur të mbrëmjes, Barcelona-Inter.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img