Saturday, July 27, 2024

Liga Unike në basketboll femra fitohet nga Prishtina, mundi në finale Prizrenin, 82-49

Lexo

Prishtina-Prizreni 82-49(20-16, 16-6, 19-16, 27-11)

Ndonëse kishte spikatur, pasi e kishte mbyllur sezonin të rregullt, aty ku morën pjesë 6 skuadrat më të mira të të dy anëve të kufirit shqiptar, në veprimtarinë e përbashkët të basketbollit për femra midis Shqipërisë dhe Kosovës, Ligën Unike, teksa i kishte fituar të 10 ndeshjet, Bashkimi i Prizrenit ka zhgënjyer të martën në Prishtinë teksa është mundur në finale nga skuadra vendase. Takimi i dytë i së martës në mbrëmje ka qenë dueli për trofeun, aty ku skuadra prizrenase është përballur me atë të kryeqytetit të Kosovës.

Përkundër pritshmërive, është Prishtina që e ka nisur më mirë takimin, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 4 pikë epërsi, 20-16. Madje skuadra vendase do të jetë edhe më mbizotëruese në 10-minutëshin e dytë, duke e kufizuar Bashkimin në vetëm 6 pikë të shënuara dhe duke e fituar këtë fraksion loje me shifrat 16-6, dhe duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë prej 14 pikësh të Prishtinës, 36-22.

Edhe pse skuadra prizrenase do të mundohet të reagojë pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, është Prishtina që fiton 10-minutëshin e 3-të, 19-16, duke bërë që skuadra kryeqytetase të kryesojë kështu pas një gjysmë ore lojë me plot 17 pikë epërsi, 55-38.

Por 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë skuadrën nga Prizreni të dorëzohet dhe Prishtina do ta fitojë edhe atë 27-11, fiton kështu gjithë ndeshjen 49-82, duke siguruar triumfin në finalen e Ligës Unike në basketboll për femra dhe duke bërë të vetin trofeun e këtij edicioni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img