Sunday, May 5, 2024

Lionel Messi në Konferencë për Shtyp-Emocione dhe përlotje pa fund për largimin nga Barcelona, klubi ku u bë i famshëm

Lexo

Emocione dhe lotë pa fund për Lionel Mesin në momentin e shfaqejes përpara gazetarëve të pranishëm për konferencën për shtyp të parajmëruar më herët në “Camp Nou” që kishte për qëllim detaje rreth largimit të tij nga Barcelona, klubit që i detyrohet shumë, pasi që në 2004-tërshin kur argjentinasi debutoi me ngjyrat e kësaj skuadre ka thyer çdo rekord në historinë e katalanësve duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të të gjithë kohërave në botën e futbollit.

Barcelona është shtëpia jonë dhe kështu u premtova edhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë jam rritur me vlerat e kësaj shtëpie, duke e trajtuar veten me përulësi dhe respekt. Kështu veprova me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fitojmë. Do të më pëlqente të them lamtumirë në një mënyrë tjetër. Unë kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën time, por nuk do ta kisha imagjinuar në atë mënyrë. Do të më pëlqente ta bëja në fushë, të kisha dëgjuar një ovacion të fundit. Po tërhiqem nga ky klub pa i parë në më shumë se një vit e gjysmë tifozët. Nëse do ta kisha imagjinuar, do të ishte me një stadium të mbushur. Ndodhi kështu dhe, e përsëris, e vlerësoj dashurinë e gjithë këtyre viteve. Ne kishim kohë të mira dhe të këqija, por dashuria ndihej gjithmonë e njëjtë. Njohja dhe dashuria. Unë gjithmonë do ta dua këtë klub. Shpresoj se mund të kthehem për të qenë pjesë e këtij klubi në një tjetër moment. Shpresoj se mund të kontribuoj diçka në mënyrë që ky të vazhdojë të jetë klubi më i mirë në botë. Jam i sigurt që kam harruar shumë gjëra, por kjo është ajo që mund të them tani, nuk jam në gjendje të mendoj dhe fjalët dalin”, u shpreh ndër të tjera, Lionel Mesi në konferencën e shtypit dhënë për median e pranishme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img