Sunday, November 24, 2024

Lirohet Arben Dervishaj! Armand Duka: “Shoqëria, politika e drejtësia do të duhet t’i jenë borxhli për burgun e padrejtë që kreu”

Lexo

Akuzohej për incenerarorin e Fierit, inxhinieri Arben Dervishaj me detyrë zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit, lirohet në sallën e gjyqit pas rreth një viti burgim. Menjëherë pas vendimit të marrë nga drejtësia shqiptare për shpalljen e pafajësisë së tij, ka qënë presidenti i FSHF-së, Armana Duka, që përmes një postimi në profilin e tij të rrjetit social FB, përcjell shpreh kënaqësinë e marrjes së pafajësisë për kolegun dhe bashkëpunëtorin e tij të afërt, Arben Dervishaj.

“Kemi pritur me durim dhe qetësi thuajse prej një viti që drejtësia të thoshte fjalën e saj për një nga kontributorët tanë më të rëndësishëm, zv.presidentin e FSHF e një mik e bashkëpunëtor si inxhinier Arben Dervishaj.

Ne, në FSHF për asnjë moment nuk kemi dyshuar në pafajësinë e inxhinierit me një karrierë të gjatë e kontribute të jashtëzakonshme në shumë prej veprave të ndërtuara në vendin tonë; ashtu sikurse një profesor me autoritet të padiskutueshëm në auditoret universitare.

Si mik, nuk kam dyshuar asnjëherë në pafajësinë e Benit; si personalitet në fushën e tij, shoqëria, politika e drejtësia do të duhet t’i jenë borxhli për burgun e padrejtë që kreu.

Ne në FSHF e mirëpresim sa më shpejt për të vazhduar me dhjetëra projekte infrastrukturore që inxhinier Arben Dervishaj i ka ndjekur me përpikmëri në çdo moment por edhe në sfidat e reja që kemi përpara që kërkojnë ekspertizën, eksperiencën dhe vendosmërinë e inxhinier Benit.”

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img