Saturday, July 27, 2024

Lajm i hidhur për futbollin shqiptar! Dinastia e familjes Mema humbet në moshën 84-vjeçare Osmanin, ish mbrojtësin e Tiranës dhe Partizanit

Lexo

Ndahet nga jeta një tjetër nga pinjollët e familjes së madhe Mema. Osmani mbylli sytë në moshën 84-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe për futbollin shqiptar por një boshllëk të madh për familjen e madhe Mema.

“Mjeshtër i madh” dhe një mbrojtës i shkëlqyer, Osman Mema i cili ka veshur gjithashtu edhe fanelën e Partizanit, reflektoi në jetën e tij jo vetëm vlera sportive por edhe qytetare e demokratike.

Në vitet 60-70 ai ka mbrojtur ngjyrat e të dyja skuadrave të kryeqytetit, ndërsa numëron 7 trofe të fituar, ndërsa ai është vijues i traditës së familjes në brezin e parë me emra të tillë si Haxhi, Beqir dhe legjendës tjetër Ali Mema.

Një mjeshtër i vërtetë që emocionoi jo pak me lojën e tij edhe në ndeshjet ndërkombëtare si pjesë e ekipit kuqezi duke lënë gjurmë në përballje si ajo me Gjermaninë Perëndimore por edhe në duelet me Besiktas, Cernomorets, Rapid, Minerul, Kilmarnok dhe Standart e Ajax.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img