Friday, May 3, 2024

Lufta në Ukrainë. Pele, i kërkon Putinit ndalimin e sulmeve ruse dhe rikthimin tek futbolli i fushës

Lexo

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës, në ditën kur kombëtarja e vendit të shkatërruar nga lufta është gati të luajë shanset e saj për një vend në Kupën e Botës. “Sot Ukraina përpiqet të harrojë, të paktën për 90 minuta, tragjedinë që ende ka përfshirë vendin e saj”, shkroi Pele në një letër të hapur drejtuar Putinit, të publikuar në Instagram pak para se skuadra e Ukrainës të dilte në fushë me Skocinë në gjysmëfinalen e playoff-it për një vend në Kupën e Botës në Katar.

“Dua ta shfrytëzoj ndeshjen si një mundësi për të bërë një kërkesë: ndaloni pushtimin. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë dhunë të vazhdueshme”, shtoi tre herë kampioni i botës. “Ky konflikt është i keq, i pajustifikueshëm dhe nuk sjell asgjë tjetër veç dhimbje, frikë, terror dhe ankth… Luftrat ekzistojnë vetëm për të ndarë kombet dhe nuk ka asnjë ideologji që justifikon plumbat e raketave që varrosin ëndrrat e fëmijëve, ata shkatërrojnë familjet dhe vrasin të pafajshëm”.

Pele kujton se ishte takuar me Putinin në të kaluarën dhe kishte shkëmbyer “buzëqeshje të shoqëruara me një shtrëngim duarsh të gjatë”. “Fuqia për të ndalur këtë konflikt është në duart tuaja. Të njëjtat që kam tundur në Moskë, në takimin tonë të fundit në 2017”, ka shkruar Pele. I konsideruar nga shumë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Pele ka pasur një nga karrierat më legjendare në këtë sport, duke shënuar mbi 1000 gola para se të tërhiqej në vitin 1977.

Së fundmi ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore, u operua shtatorin e kaluar për kancer të zorrës së trashë, e ndjekur nga kimioterapia e vazhdueshme. Mesazhi i tij vjen pasi konflikti në Ukrainë po i afrohet ditës së 100-të, me luftime të ashpra që po zhvillohen në lindje të vendit, pasi ushtria ruse dështoi në përpjekjen e saj për të pushtuar Kievin. Ndeshja në Glasgoë është e para për kombëtaren e Ukrainës që nga pushtimi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img