Saturday, April 20, 2024

(Video) Basketboll femra-Kombëtarja afgane mund Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, 48-57

Lexo

Afganët e sistemuar në Shqipëri, dhe sidomos ato me rezidencë në Shëngjin, kanë zgjedhur Shkodrën që të bashkëpunojnë në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Më së shumtmi spikasin ato sportive, ku kombëtarja e basketbollit femra ka zhvilluar disa takime me ekipet e klubit Vllaznia, ndërkohë që paraditen e së enjtes, në palestrën sportive të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ekipi i basketbollit të femrave të këtij Universiteti me trajner, pedagogun e sporteve Ermal Milla, priti kombëtaren e femrave të basketbollit të Afganistanit.

Referuar miqësores në fjalë, duhet thënë se pjesën e parë e fitoi Universiteti “Luigj Gurakuqi”, në gjirin e së cilës u dalluan basketbollistet, Sindi Kryeziu, Jena Mala, Ermira Mujaxhi. Ndërsa, fitues i gjithë takimit ishte kombëtarja afgane me rezultatin, 48-54, ku figurën më të mirë sportive e bënë Tahera Yousofi dhe Faridah Lali.

Organizimi i kësaj miqësoreje si dhe veprimtarive të tjera të afganëve në Shkodër, është bërë i mundur nga Fondacioni “Shpresa për Botën” me drejtues, Alfred Zefin. Më heret, zoti Zefi dhe fondadioni që ai drejton, “Shpresë për Botën” ka bërë të mundur edhe disa ndeshje të tjera miqësore me ekipin e Vllaznisë në basketboll për femra, por edhe veprimtari të tjera argëtuese për komunitetin afgan që vazhdon të jetë i akomoduar në Shëngjin, por që herë pas here preferon Shkodrën për aktivitete të përbashkëta kulturore-artistike.

(Video: Ndeshja miqësore mes Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe Kombëtares Afgane 48-57)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img