Saturday, April 27, 2024

Luhatjet e Vllaznisë, tifozët apel presidentit Xhaferi për normalizimin e situatës!

Lexo

Vllaznia po kalon momente jo të mira. Humbjet me Kukësin dhe Tiranën, barazimi me Egnatian, por edhe problematika që po shfaqet brenda kampit kuqeblu në raportet jo normale, sportist-trajner, me rastin tipik të Latifit pas zëvendësimit në sfidën e djeshme në Rrogozhinë, kanë lënë një shije jo të mirë në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë. Më së shumti, ato që e vuajnë janë tifozët e zjarrtë kuqeblu, ato që prej vitesh e ndjekin skuadrën e tyre të zemrës kudo, brenda dhe jashtë qytetit të tyre, madje edhe jashtë vendit. Një gjë e tillë është parë edhe në reagimet menjëhershme të pas ndeshjes, Egnatia-Vllaznia, ku e përbashkëta e tyre ka një qëllim të vetem, shqetësimin për situatën aspak të mirë të Vllaznisë.

Njëri prej tyre është edhe Lul Lumani, një emër i njohur i tifozërisë kuqeblu, por njëherazi edhe një qytetar i nderuar i komunitetit shkodranë. Postimi i tij në rrjetin social FB, pikërisht për temën në fjalë, shpreh qartë shqetësimin dhe preokupacionin me një ndjenjë të lartë qytetarie për ekipin e zemrës, duke mos munguar edhe apeli publik që ai i bën presidentit, Alban Xhaferi për të ndërhyrë dhe për të marrë situatën në dorë.

“Ku po shkon kjo VLLAZNI? Sezonin e kaluar, me një ekip jo fort cilësor, patëm knaqsi pa fund, lojë të bukur, shpirt gare dhe rezultate pozitive, po sot? Çfar po ndodh? Z. President, i keni të gjitha kapacitetet dhe potencialet të vini dorë të hekurt dhe të ndryshoni gjendjen se ndryshe situata do degradohet, duhet një menaxhim e disiplinë të fortë, dhe jo me përkedhelje e ledhatime, ndryshe…….. do na rikthehen makthet e menaxhimit si dikur nga Bashkia.”, shkruan në postimin e tij, Lul Lumani, duke shpresuar që thirrja e tij të merret në konsideratë nga njëshi i klubit kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img