Monday, November 25, 2024

Luhen sot ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupë së Shqipërisë, Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Egnatia

Lexo

Do të luhen sot dy ndeshjet e parë të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Dy sfidat Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Egnatia do të nisin njëkohësisht në 18:00, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më datën 11 maj, ku do të përcaktohen edhe dy ekipet finaliste të këtij edicioni. Ndërsa finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Tirana do të presë Teutën në stadiumin “Elbasan Arena” me klubin bardheblu që mban edhe rekordin e trofeve, pasi e ka fituar Kupën e Shqipërisë plot 16 herë. Nga ana tjetër Teuta ka arritur ta fitojë 4 herë trofeun në historinë e saj. Tirana erdhi deri në gjysmëfinale pasi eliminoi skuadra si Veleçiku, Lushnja dhe Kastriotin në çerekfinale, ndërsa Teuta është kualifikuar deri në katërshe pasi kaloi Luzin, Erzenin dhe Kukësin në fazën çerekfinale.

Sfida tjetër gjysmëfinale mes Vllaznisë dhe Egnatia do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Vllaznia vjen si fituese e dy edicioneve të fundit e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara, kurse Egnatia është e vetmja nga katër gjysmëfinalistet që nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë trofe.

Gjatë këtij edicioni Vllaznia është kualifikuar deri në këtë fazë duke mundur Flamurtarin, Bylisin dhe Partizanin, ndërsa Egnatia ka eliminuar Shkumbinin, Skënderbeun dhe Laçin.

Kupës së Shqipërisë / Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para/Sot

Vllaznia – Egnatia ora 18:00 Stadiumi “Loro Boriçi”

Tirana – Teuta  ora 18:00 Stadiumi “Elbasan Arena”

Ndeshjet e kthimit/ 11 maj 2023

Egnatia – Vllaznia

Teuta – Tirana

Finalja / 01.06.2023

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img