Sunday, February 25, 2024

Maestro Martini ndal Tiranën kryesuese. Teuta fiton qetësinë e mbijeteses, madje kërkon edhe vendin e katërt

Lexo

Teuta-Tirana 2-1

(Shenues: E. Vila 63’, L. Vila 71’/Haxhiu 52’

Teuta:Qirko,Goxha(Gjinollari),Qaqi(Kotobelli),Jazxhi,A.Marku,Çyrbja,Beqja,E.Vila,Kuro,Kallaku,L.Vila. Trajner: Edi Martini

Tirana:Lika,Toshevski(Gjumsi),Najdovski,Behiraçe,Pergjoni,Hila(Lushkja),Aleksi,Deliu,Haxhiu,Hasani,Abazaj. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtar:Eldorjan Hamiti,Ridiger Çokaj(Lezhe),Edlir Malo(Lushnje),Erjon Bastari(Tirane) Var:Kridens Meta(Tirane) Avar:Denis Rexha(Tirane)

Teuta dhe Tirana, dueli i javes se 32-te i luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit ka qene nje sfide e shoqeruar me emocione dhe lufte te forte sportive deri ne sekondat e fundit te kohes shtese.

Edhe pse bardheblutë kaluan te paret ne avantazh, maestro Martini, sic e quajne ne mjedisin durrsakt, diti te orientoje skuadren ne nje permbysje te madhe. Permbysje qe mban vulen e dy Vilave, Emilianos dhe Lorenzos, golat e te cileve permvysen ate te shenuar me heret nga Haxhiu per bardheblute.

Ndeshja

Beqja provon me te djathten nga distanca por shume lehtesisht duke mos shqetesuar Liken. Kristal Abazaj niset i vetem drejt portes provon parabolen mbi Qirkon por çon topin jashte. Rremuje ne zonen e Teutes me disa lojtare te bardhebluve qe tentojne te gjuajne ne katerkendor. Ne fund eshte Behiraçe i cili gjuan por sfera ndalet ne duart e Qirkos.  Hasani vjedh topin nga mbrojtesit durrsake dhe niset drejt portes por shtyn sferen me shume se duhet dhe i jep mundesin Qirkos qe te largoj sferen me kembe.

Eshte perseri Hasani ai i cili tenton nga e djathta me nje gjuajtje te harkuar drejt shtylles se dyte por pa gjetur katerkendorin. Karton i verdhe per Hasanin i cili mungon ne derbi. Haxhiu hyn ne zone por ndalet nga Qirko i cili me pas largon sferen me kembe para nderhyrjes se Hasanit. Ky i fundit rrezohet dhe kerkon penallti por merr ne kembim te verdhe per simulim teksa aksioni kishte nisur nga nje pozicioni dyshimte i Haxhiut.

Hasani mundohet t’i shmanget mbrojtjes vendase por sfera devijohet para se te mberrij te sulmuesi i Tiranes. Abazaj ia del te shpërthej ne krahun e djathte hyn ne zone por ne momentin e gjuajtjes bllokohet nga nderhyrja e Jazxhi. Çyrbja shkeputet ne krahun e djathte dhe nis nje harkim ne shtyllen e dyte per Kallakun. Ky i fundit nuk i jep force gjuajtjes se tij para portes dhe shperdoron mundesin per te tentuar porten.

Mes emocjoneve dhe rasteve te humbura u mbyll pa gola pjesa e pare ne “Niko Dovana”. Nis me po te njejtin ritem pjesa e dyte dhe gjuajtja nga jashte zones e Aleksit m3 topin qe ndalet nga mbrojtja e vendasve. Beqja nga e djathta ia del te harkoj topin ne zone por sfera mer nje trajektore te çuditshme e niset drejt portes duke detyruar Liken ta kaloj mbi traverse.

Goli per miqte nuk do te vononte dhe eshte Rimal Haxhiu qe mer topin ne hyrje te zones dhe leshon nje gjuajtje te pakapshme per Qirkon duke kaluar ne avantazh bardheblute. Deliu nis nje top interesant drejt qendres por eshte Qaqi qe largon sferen nga zona para Qirkos.

Nje aksion fantastik i Markut nga e djathta topi i tij gjen ne shtyllen e dyte E. Vilen i cili gjen rrjeten duke mposhtur Liken e duke barazuar shifrat ne 1-1. Sulm i shpejtë i durrsakëve me L. Vilën i cili është ai që finalizon në portën bardheblu pas asistit të Çyrbjes. Sulm i shpejt i durrsakeve me L. Vilen qe finalizon ne porten bardheblu pas asistit te Çyrbjes duke permbysur shifrat ne favor te Teutes.

Vila ka perseri mundesine qe te gjuaj ne porten e bardhebluve i harruar i vetem ne zone nga mbrojtja por kete here pa gjetur katerkendorin. Toshevski tenton me te djathten te gjej golin nga distanca duke fluturuar sferen mbi traverse. Moment i diskutueshem gjate ndeshjes pasi Behiraçe shtyn Gjinollarin ne loje pa top e me pas eshte L.Vila i cili reagon. Hamiti shkon te shoh sistemin Var dhe i tregon mbrojtesit bardheblu kartonin e kuq.

Pas shume perpjekjeve mbyllet me permbysjen e madhe te Teutes ndeshja ne “Niko Dovana”. Teuta fiton qetesine e rrezikut te mbijeteses, madje ka kurajon te shikoje edhe nga zona Europiane. Ndersa per Tiranen eshte nje hap fals qe ndoshta mund t’i kushtoje shume ne fund.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img