Sunday, February 25, 2024

Martini: “Duhet të kishim nervin dhe egon, këto janë ndeshje që zgjidhen me karakter”

Lexo

Teuta ka humbur me rezultatin 3-1 kundër Skënderbeut në Korçë dhe mban aktualisht vendin e fundit. Trajneri i Durrësit Edi Martini, u shpreh për MCN TV pas ndeshjes:

I mërzitur? Normale mërzitem sepse gabojmë gabime individuale, e pësojmë gola të panevojshëm. 2 me 0 janë shumë, filluam pjesën e dytë me superioritet numerik. Arritëm të ngushtojmë diferencën, pastaj 1 gabim individual me moskoordinim të mbrojtësve. Normale të vjen keq se duhen pikët.

Çfarë mund të bëje më shumë? Asgjë, kisha kohë që komunikoja me 2 qendrat e mbrojtjes. Të ishim më agresiv me kundërshtarin, pjesa tjetër ishin ok. Duhet të kishim atë nervin dhe egon. Këto janë ndeshje që zgjidhen me karakter.

Si duhet të korrigjonin këto gabime? Duhet qetësi, stërvitje, qetësi sportistave. Duhet të ulim kokën të punojmë sepse ndeshjet janë shumë shpejt. Duhet të kalojmë këto gabime. Të shohim ndeshjet e radhës sepse deri në janar janë të rëndësishme pikët.

Mos ndoshta duhet diçka tjetër, më pragmatist në dy fazat e lojës? Kjo ndeshje të nxjerr totalisht jashtë çdo gjëje që ke planifikuar sepse të pësosh dy gola në 20 minuta të nxjerr nga shinat. Ishim pragmatist kur shënuam me Laçin dhe e pësuam në fund. Po të shohësh janë mos komunikim mes shokut me shokun.

I dënuar për të fituar në Shkodër? Çdo ndeshje jemi të dënuar për të fituar deri në janar. Kemi qenë të barabartë me kundërshtarët dhe pse 4 ndeshjet e fundit s’kemi fituar. Duhet forca për ditën e martë për të fituar ndeshjen.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img