Friday, May 17, 2024

(Video) Basketboll Femra-Vllaznia, fiton në transfertë me Elbasanin, 52-77. Spikat, Bernarda Rreshpja me 40 pikë të shënuara

Lexo

Elbasani-Vllaznia  52-77 (15-10, 6-32, 16-11, 15-24)

Vllaznia: Ingrit Dashja(6), Anisa Bokrina (2), Melida Hykaj(5), Bernarda Rreshpja (40), Sindi Kryeziu (6), Tayler Dunn(9), Medina Mustafa, Sara Murcaj(5), Anisa Musaja(2), Ersa Cekaj. Trajner: Bledar Gjecaj 

Vllaznia në basketboll për femra, kaloi me sukses provën e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar duke mundur në transfertë ekipin e Elbasanit. Takimi i luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”, kishte një fillim më të mirë nga skuadra vendase, e cila arrin të fitojë periodën e parë me rezultatin, 15 me 10.

Ndërkohë, perioda e dytë është një befasi e plotë, jo vetëm për skuadrën kundërshtare, por edhe për të pranishmit në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”. Shpërthimi i basketbollisteve shkodrane të drejtuar nga trajneri i tyre Bledar Gjeçaj ka qënë i jashtëzakonshëm, kur në përfundim të dhjetëminutëshit të periodës së dytë, tabela elektronike fiksonte shifrat, Elbasani 6 dhe Vllaznia 32. Shifra, këto që i çojnë skuadrat ne pushimin mes dy pjesëve, me avantazhin e Vllaznisë me rezultatin, 21 me 41.

Pjesa e dytë e ndeshjes, është një fotokopje e së parës, kur në periodën e tretë, janë përsëri basketbollistet vendase me trajnerin elbasanas Arben Xhyra, të cilat diktojnë në fushën e lojës duke e fituar këtë periodë me rezultatin 16-11. Por, ashtu, si në pjesën e parë, Vllaznia kundrapërgjigjet me një fitore të thellë në shifra, 15-24, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 52-77.

Një fitore kjo e merituar e skuadrës kuqeblu me 25 pikë diferencë, ku më shumë se gjysmën e pikëve të Vllaznisë(40) i ka shënuar Bernarda Reshpja, e cila vazhdon të spikasë si pikëshënuesja më e mirë e skuadrës kuqeblu dhe në të njëjtën kohë e gjithë kampionatit.

Pikët e tjera të Vllaznisë në këtë ndeshje janë shpërndarë në të gjithë pjesëtaret e skuadrës: Dashja 6, Dun 9, Hykaj 5, Kryeziu 6, Hykaj, Bokrina dhe Musaja nga 2, dhe Muçaj, 5 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Elbasani-Vllaznia, basketboll femra, 52-77. Java e shtatë e Kampionatit

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img