Wednesday, February 21, 2024

Martini: “Ishte ndeshje që s’duhej humbur. Ndikuan dëmtimet, por komplimentoj lojtarët pasi bënë një ndeshje mjaft të mirë”

Lexo

Teuta u mposht nga Vllaznia me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide, trajneri i durrsakëve, Edi Martini foli për mikrofonat e MCN TV:

“Për sot normal që më vjen keq për mënyrën si luajti ekipi. Bëmë një lojë të mirë dhe kishim raste për të shënuar gola. Pësuam gol ne goditje standarde. Arritëm të barazonim, por goli i humbjes është për të ardhur keq sepse ishte për gabime individuale. Kjo ishte një ndeshje që s’duhej humbur.

Është e vërtetë që 1 pikë në fund do na duhet shumë. Por më pëlqen grinta dhe dëshira e lojtarëve për të fituar ndeshjen. Por ka një anë medalje për besimin që lojtarët kishin për të përmbysur. Ajo pikë do na ndihmonte për të ngritur moralin. Por ndikuan edhe dëmtimet sepse ishin katër, por komplimentoj lojtarët pasi bënë një ndeshje mjaft të mirë”, tha më tej trajneri i Teutës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img