Mbijetesa në Kategorinë e Parë, trajneri Kadiu: Kukësi do ndryshoje shumë shpejt objektiv, do të jete mes më të mirëve të futbollit shqiptar!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndonëse, jo shumë larg, në kohën kur drejtonte presidenti Safet Gjici, ishte në majat e futbollit shqiptar, për Kukësin, sezoni që sapo u mbyll u shoqërua me shumë oshilacione, aq sa rrezikoi qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Ajo që vendosi gjithçka ishte ndeshja finale e Play-Out përballë Butrintit luajtur pasditen e së enjtes në stadiumin “Arena Egnatia”, e cila me fitoren e verilindorëve 2-0 duke u siguruar mbijetesa në Kategorinë e Parë.

Për trajnerin Bledi Kadiu, ishte një sezon i vështirë, por sipas tij, me rëndësi është e ardhmja e Kukësit, për të cilin paralajmëron projekte të reja ambicioze me synim renditjen mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

“Mbaroi, u kry, siguruam qendrimin ne kategorine e pare, dukej e pamundur, shume e veshtire, por ja dolem. Falenderues per cunat e mi, per sakrificen, lodhjen, durimin, personalitetin dhe deshiren qe treguan. Njee emocion i forte, nje eksperience e vecante, nje kenaqesi e madhe per kete objektiv qe dukej i pamundur. Kukesi do ndryshoje shume shpejt objektiv dhe te jete mes me te mireve te futbollit shqiptar, per emrin, fanellen, qytetin dhe tifozet qe ka. Falenderues shume per Erjon Allaraj qe ka qene krah meje, drejtor Dollakun absolutisht me i miri, stafin tim dhe te gjithe qe punuam…”, shkruan në statusin e tij trajneri Bledi Kadiu, pas ndeshjes së mbijeteses, Kukësi-Butrinti 2-0.

 

.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img