Friday, May 3, 2024

Mbyll karrieren si futbollist, Gilman Lika e meriton një ceremoni. Apeli për KF Vllaznia, nderoni ish kapitenin kuqeblu!

Lexo

Gilman Lika është zyrtarisht jashtë fushe si futbollist. Një vendim që nuk ka qënë i lehtë për t’u marrë, por më së fundmi e ka pranuar publikisht se i ka varur “këpucët në gozhdë”. Një gjë të tillë ai ka deklaruar gjatë emisionit “Sport Show” në TV1 Channel ku ishte i ftuar në panel mbrëmjen e së hënës.

Dilema e të qënurit në fushë

Një vitë më parë, Lika ishte në fokus të disa skuadrave për të vijuar karrieren e tij si futbollist, pjesë e të cilave ishte edhe Vllaznia ku ai mbajti edhe shiritin e kapitenit vitet e fundit. Nga sa është mësuar, të dyja palët patën shfaqur dëshirën që Lika të ishte pjesë e kuqebluve, por në çastet e fundit diçka nuk funksiunoi si duhet duke hedhur poshtë marrëveshjen paraprake. Që nga ai moment, Lika e ka vuajtur jo pak mungesën në fushën e lojës. Dëshira për të vijuar me skuadrën ku u lind dhe u rritë si futbollist bëri që të anashkalonte oferta jo të pakta, brenda  dhe jashtë vendit. Kështu, si pa e kuptuar e pau veten të ftohur me fushën e lojës, ndërkohë që oferta dhe këmbëngulja e Akademisë së Futbollit Basania F.C për ta pasur në stafin e saj si trajner bëri të veten duke e shkëputur përfundimisht Likën nga dilema, për t’u kthyer apo jo më në fushën e lojës si futbollist.

Lika trajner

Siç e pohon edhe ai vetë, marrjen e detyrës së trajnerit e ka marrë edhe për atë që ta bind veten përfundimist për të harruar tundimin e vazhdimit të karrieres në fushën e lojës si futbollist. Dhe, kështu ndodhi, tashmë në moshën 34 vjeçare, ai është përkushtuar në drejtimin e ekipit U-15 të Akademisë Basania FC me qëndër në zonën e Bushatit duke e deklaruar publikisht se karrieres si futbollist i ka dhënë fund.

Karriera sportive

Një karriere për tu pasur zili, e cila përmban plot 17 vite futboll të luajtur, duke filluar nga Vllaznia, për të kaluar në kampionatin turk, rikthim tek Tirana, më pas përsëri tek Vllaznia për të vijuar deri në fundin e sezonit 2019-2020 ku mbajti për shiritin e kapitenit të skuadrës. Pjesë e karrieres së pasur futbollistike janë edhe prania e tij në skuadrën tonë përfaqësuese, me të cilën luajti 19 ndeshje si titullar.

Apeli drejtuar KF Vllaznia

Një futbollist me një karriere kaq të pasur sportive, kurrësesi nuk mund të largohet nga fusha e lojës pa nderimet e duhura. Ndaj, Veriu Sport, duke marrë përsipër të përcjellë edhe mendimin dhe propozimin e opinionit sportiv shkodran dhe më gjërë, me mirëkuptimin e drejtuesve të KF Vllazninë, gjykon  se do të ishte në nderin e tyre që Gilman Likën ta respektojnë me një ceremoni simbolike të mbylljes së karrieres sportive. E meqë jemi në prag të ndeshjes së javës së dytë të kampionatit, por që është e para e sezonit në shtëpi, e cila luhet mbrëmjen e së shtunës në “Loro Boriçi”, mirë do të ishte që një ceremoni e tillë të organizohej përpara fillimit të duelit, Vllaznia-Teuta. Gjë, që nëse bëhet realitet, pse jo, edhe mund të japë efektet e duhura edhe në karikimin e tifozërisë së zjarrtë kuqeblu për të ndezur atmosferën në mbështetje të skuadrës së zemrës për një fitore ndaj durrsakëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img