Me barazimin 0 me 0 të çiftit të fundit, Kukësi-Tirana është mbyllur java e 10- të e kategorisë Superiore. Një barazim që nuk i vlejti asnjërës prej skuadrave kundërshtare, pasi me këtë rast përfiton Vllaznia e cila e thellon edhe më shumë diferencen me këto dy skuadra që janë në ndjekje të saj. E ndërsa Kukësi dhe Tirana me nga një pikë të marrë në këtë javë shkojnë në kuotën e 17 dhe 14 pikëve, e kundërta ndodh me Partizanin dhe Teutën që me tre pikëshat e tyre marrë respektivisht ndaj Kastriotit dhe Skenderbeut ngjiten në kuotat e 16 pikëve, përfshirë edhe Laçin që pasi fiton me Bylisin ngjitet në kuptën e 14 pikëve.
Pesë skuadra këto që duket se do të kërkojnë kërcënimin e kuqebluve, të cilët nga ana e tyre nuk duan t’ia dinë se çfar bëhet poshtë tyre, sepse prej javësh janë instaluar në vendin e parë, me të cilin duket se po mësohen për të mos e lëshuar lehtë, pse jo për ta mbajtur deri në javën e fundit duke iu gëzuar titullit kampion.
Rezultatet teknike të javës së 10-të të Superiores janë këto:
Apolonia-Vllaznia 0-1 Hoxhaj 40’
Partizani-Kastrioti 2-0 Cara 85′, Asani 90′ p
Laçi-Bylis 2-0 Xhixha 32′, Lushkja 54′
Skënderbeu-Teuta 1-2 Pusi 54′ / Bregu 16′, Krasniqi 56′, 75′ p
Kukësi-Tirana 0-0