Thursday, March 28, 2024

Futboll-Kategoria e parë java e 9-të, Veleçiku-Besëlidhja 1-1

Lexo

Në barazim 1 me 1 ka përfunduar ndeshja Veleçiku-Besëlidhja, takim ky i vlefshëm për javën e 9-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë, grupi A. Sfida e lujtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës ishte e një rëndësie të veçantë për të dyja skuadrat. Për Veleçikun pritës  që lufton për mbijetesë dhe Besëlidhjen udhëtuese si një nga skuadrat pretendente për vendin e parë dhe kalimin në Superiore, fitorja tre pikëshe ishte objektivi kyesor. Duke shënuar të parët në minutën e 38-të me anë të shkodranit Ruçi u duk se lezhjanët e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi do të ishin më afër këtij objektivi. Por, të këtij mendimi nuk ishin koplikasit, të cilët nën udhëheqjen e trajnerit të tyre Ardi Rustemaj e përmirësojnë ndjeshëm lojën e tyre.

Pasi kanë ka shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e miqve nga Lezha me rezultatin 0 me 1, Veleçiku është kthyer në fushën e lojës për 45 minutat e dyta me një ritëm tjetër. Duke mos u pajtuar fare me disavantazhin, koplikasit sulmojnë dendur në portën e Besëlidhjes, dhe në njërin nga këto sulme vjen goli i barazimit i shënuar nga Pelinku në minutën e 64-tërt. Duke parë pretendimet e Besëlidhjes në kampionat, pritej një reagim i fuqishëm i tyre në fushën e lojës për të rikthyer avantazhin në anën e tyre, por kjo realisht nuk u pa sa duhet. Për këtë meritë ka Veleçiku, pasi edhe pse një barazim përballë një skuadre potente si Besëlidhja nuk ishte keq, futbollistët e kësaj skuadre vijuan të luanin fort dhe me theks sulmues. Madje, me rastet e krijuara në portën kundërshtare, edhe mund të gjenin golin e dytë, por pengesë u bë portjeri shkodran që mbron portën e Besëlidhjes, Erind Selimaj, icili ishte në lartësinë e duhur. Përfundimisht, vërshëllima e fundit e arbitrit të ndeshjes fiksoi shifrat e barabarta 1 me 1, rezultat që në një farë mënyre, me atë që skuadrat dhanë në fushën e lojës u konsiderua i drejtë.

Me pikën e merituar marrë sot ndaj Besëlidhjes, Veleçiku ngjitet në kuotën e 6 pikëve duke u renditur në vendin e 8-të, i parafundit për grupin A, ndërkohë që mbyllë tabelën e klasifikimit Erzeni me 5 pikë që këtë javë ishte pushim. Ndërkohë, për Besëlidhjen 12 pikët e gruymbulluara përfshirë edhe këtë që mori në transfertë me Veleçikun vazhdojnë ta mbajnë disi larg kreut, ku aktualisht renditet në vendin e 4-tërt të tabelës së klasifikimit.

G. MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img