Wednesday, May 8, 2024

Mbyllet ndeshja, Egnatia mposht Laçin në transfertë

Lexo

LAÇI 0-1 EGNATIA (23′ Paulauskas)

Egnatia ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në transfertë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Në minutën e 7-të të sfidës Kasa kërcënoi portën e Selmanit i cili bëri një pritje të mirë. Në minutën e 23’ ai nuk mund të bënte asgjë përballë Paulauskasit i cili shënoi golin e avantazhit. Pak përpara mbyllje së pjesës së parë Kasa shënoi të dytin, por arbitri ia anuloi për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet kishin shumë raste shënimi. Në një rast kurbinasit kërkuan 11 metërsh, por arbitri ua mohoi pas rishikimit në VAR. Edhe pse vendasit u përpoqën të barazonin shifrat, të besuarit e Tetovës ishin të vendosur mirë në fushë për të dalë me fitore nga Laçi. Rrogozhinasve u ka mjaftuar goli i shënuar nga Paulauskas për të marrë 3 pikë të rëndësishme në stadiumin e vështirë të kurbinasve. Kështu Egnatia ngjtet në vendin e 4 me 30 pikë ndërsa Laçi pozicionohet në vendin 6-të me 29 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img