Monday, November 25, 2024

Mbyllet pa fitues dueli Kukësi – Tirana

Lexo

Nuk ka fitues në sfidën e luajtur në Rrogozhinë mes Kukësit dhe Tiranës në kuadër të javës së 27-të të Abissnet Superiore. Sfida u mbyll me rezultatin 0-0, teksa të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre edhe pse me pikatore, por nuk ia dolën t’i shfrytëzonin ato.

Sa i takon pjesës së parë, ajo nisi me një tentativë të Ardit Tolit me kokë në minutën e gjashtë. Megjithatë, goditja shkoi jashtë dhe nuk vuri në provë të riun e portës Çollaku. Ndërkaq, pas katër minutave, verilindorët u kundërpërgjigjen me një goditje dënimi të Gj. Taipit, por mesfushori nuk rezultoi i saktë në provën e tij. Megjithatë, kapiteni tentoi sërish të rrezikonte portën e Bekajt disa minuta më vonë, teksa pas një kombinimi me Ndrecën goditi nga brenda zonës por pa saktësinë e duhur.

Në minutën e 36, pati “frikë” në fushë pas një përplasje të fortë mes Najdovskit dhe Puntus, ku sulmuesit të Kukësit iu desh të fashonte kokën. Në fraksionin e dytë, Tirana provoi e para me anë të Ismajlgecit por goditja e anësorit të majtë u kontrollua nga ana e Çollarit. Ndërkohë, rastin më të mirë e pati Kukësi, ku sërish protagonist ishte Gj. Taipi, i cili në këtë rast u ndal nga Bekaj dhe shtylla.

Në vazhdimin e pjesës së dytë, një mundësi e mirë u shfaq për Seferin, por sulmuesi i Tiranës u ndal nga portiere Çollaku, ndërsa Hoxhallari më pas u ndal në pozicion të parregullt. Në fund, nuk pati më kohë për ndryshim të rezultatit me të dyja skuadrat që iu kënaqën nga një pike, teksa pas kësaj sfide Tirana mbetet e qetë në krye të klasifikimit me 60 pikë, 14 më shumë se ndjekësit më të afërt, Laçi. Nga ana tjetër, Kukësi renditet në vendin e tretë me 44 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img