Thursday, May 2, 2024

Vllaznia-Kastrioti, Klubi kuqeblu nxjerr në treg biletat. Ka reagime për çmimin e tribunës përballë, kërkohet më i ulët

Lexo

Vllaznia dhe Kastrioti,  do të përballhen pasditën e së hënës duke filluar nga ora 17.45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Ndërkohë që drejtuesit e skuadrës po bëjnë gati gjithçka sa i takon fushës së lojës, administrata e KF Vllaznia ka fiksuar elementët organizativë, pjesë e së cilës janë edhe biletat.

Madje, një gjë e tillë shikohet si jo pak e rëndësishme, sepse në një farë mënyre janë edhe vetë politikat e ndjekura në përcaktimin e çmimeve që me  pjesëmarrjen dhe atmosferën e tifozërisë kuqeblu në shkallët e stadiumit, ndikojnë jo pak në mbështetjen e skuadrës para dhe gjatë ndeshjes.

Konkretisht, nisur edhe nga njoftimi që vetë KF Vllaznia ka bërë për publikun, çmimet e biletave për të ndjekur live këtë ndeshje variojnë nga 1500 në tribunën VIP, për të vijuar sipas tribunave përkatëse, nga 1000 lekë, 500 dhe 200 lekë të të reja, ndërkohë që për femra, hyrja është e lirë.

Çmime këto, që pas publikimit të tyre, sidomos për tribunën përballë që është përcaktuar çmimi 500 lekë, ka pretendime nga grupime tifozësh, sipas të cilëve mund të ishte më i ulët.

 

Tabela e çmimeve për ndeshjen, Vllaznia-Kastrioti

Tribuna  VIP  – 1500 lekë

Tribuna A dhe B – 1000 lekë

Tribuna D1, D2, D3, D4 – 500 lekë

Tribuna C – 200 lekë

Për femra – Hyrja e lirë

Bëhet e ditur se biletaria do të jetë hapur që nga paraditja e së dieles duke nisur nga ora 10:00-14:00 dhe pasdite, nga ora 17:00-20:00. Ndërkohë që të henë, biletaria do të jetë e hapur që nga ora 10:00 deri në fundin e ndeshjes.

Ja dhe njoftimi zyrtar I KF Vllaznia për shitjen e biletave të ndeshjes, Vllaznia-Kastrioti. 

“NJOFTIM

Duke filluar nga sot nis shitja online e biletave të ndeshjes Vllaznia- Kastrioti e cila luhet ditën e hënë në orën 17.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

http://bileta.fshf.org/

Ndërkohë nga nesër nis shitja në sportelet pranë stadiumit. Eja edhe TI! Forca Vllaznia!”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img