Vllaznia-Skënderbeu 3-1
(25-20, 25-18, 26-28, 25-20)
Vllaznia: Nikolin Qafarena, Endri Jukni, Fatjon Çekini, Ardit Taflaj, Gersi Jula, Gilman Talani, Aron Dibra, Visar, Lleshi, Gentjan Curraj, Esmirald Peraj, Enid Daniku, Klaudio Toma, Sidorel Pepaj, Arsen Vjerdha. Trajner: Artan Kalaja, Ermal Kraja
Skënderbeu: Joan Sotiri, Klaudio Barçi, Vasjan Zhymi, Emanuel Driza, Santiel Kamenica, Marild Musaka, Eris Caci, Noel Shëllira, Zenel Islami.
Gjyqtarë: Kanalsi Gjoka, Ardit Nurja. VëzhguesL Refat Kasmi
Volejbollistët meshkuj të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja janë në mes skuadrave më të mira të fazës finale Play-Off.. Këtë të drejtë e fituan duke mundur sot në shtëpi ekipin korçar, Skënderbeu me rezultatin 3-1.
Me fitoren e dy seteve radhazi, u duk se për Vllazninë do të ishte thjeshtë formalitet edhe seti i tretë për ta mbyllur ndeshjen me rezultat të thellë 3-0. Por, për këtë nuk janë dakord korçarët, të cilët duke përfituar edhe nga gabimet e volejbollistëve shkodranë, shënojnë pikë pas pike duke vijuar të luhet seti i tretë me pikët shtesë. Pikërisht në momentet finale, Skëndërbeu ndëshkon vendasit duke shënuar edhe dy pikët e fundit, që i japin fitoren e këtij seti, 26-28.