Marrëveshja dhe firmosja e kontratës me Andi Hadroit me Vllazninë është bërë paraditen e së shtunës së kaluar, ndërkohë që pasdite ndoqi nga tribuna VIP e stadiumit “Loro Boriçi” klasiken Vllaznia-Tirana, dhe të nesërmen e së dielës iu bashkua skuadrës kuqeblu në seancën stërvitore.
Por, prezantimin zyrtar KF Vllaznia e ka bërë mbrëmjen e së mërkurës, ceremoni kjo e shoqëruar edhe me pozimin e futbollistit me Zv.Presidentin Elban Xhaferi dhe drejtorin sportiv, Alban Hasani.
Ajo që të bie në sy në këtë prezantim është shfaqja për herë të parë në një pozicion zyrtar të Elban Xhaferit, djalit të Presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi. Nga sa mësohet, krahas postit të Zv.Presidentit të klubit, Elbani luan edhe rolin e skautit të KF Vllaznia, për të cilin është trajnuar në kurset e FSHF-së.
Po ashtu, edhe Alban Hasani, i cili më herët ka qënë në drejtimin e AF Vllaznia, pas kalimit në cilësinë e drjtorit sportiv të KF Vllaznia, edhe për të është dalja e parë publike në pozicionion e ri.
Andi Hadroj është kuqeblu!
KF Vllaznia mirëpret Andi Hadrojn, i cili bashkohet me skuadrën për të na ndihmuar në sfidat që kemi përpara. Mirë se erdhe, Andi! Suksese me fanellën e Vllaznisë! ”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.
Gaspër MARKU


