Tuesday, May 21, 2024

Me Vllazninë, trukohet! Akuza e rëndë e ish futbollistit kuqeblu Fatmir Lugji dhënë në emisionin Studio Sport-RTSH Shkodra

Lexo

Me Vllazninë, luhet në dy fronte, në fushën e futbollit, por edhe në tastier! Kjo është një deklaratë e guximshme e përcjellë në minutat e emisionit Studio Sport transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra nga ish futbollisti kuqeblu, Fatmir Lugji, i cili ishte i ftuar në panel së bashku me trajnerin e portjerëve të kombëtares së futbollit femra, Elis Legata dhe trajnerin e volejbollit Ermal Kraja.

Deklarata e Fatmir Lugjit….

…Duke parë situatën e Vllaznisë, duke parë edhe ndeshjen e fundit me Erzenin, unë akoma nuk e kam marrë veten kur kam parë stadiumin “Loro Boriçi” në atë gjendje, është e pafalshme që në Shkodër, stadiumi të jetë bosh. Dhe, këtë zbrazëti të stadiumit, kush e ka sjellë? E kanë sjellë lojtarët, e kanë sjellë trajnerët, e kanë sjellë presidentiu dhe të gjjithë ato që merren me Vllazninë, dhe prandaj ka ardhë një moment që tashmë duhet thënë, stop këtyre problemeve. Duhet shikuar mirë, për të bërë një analizë dhe gjithesecili ta mbajë përgjegjësinë, sepse në qoftëse do të vazhdojë kështu, do të kemi një tragjizëm me Vllazninë dhe përsëri do të kalojë në kategorinë e parë.

Kush janë problemet kryesore? Unë për mendimin tim, sot(dje), e kam mendu dhe kam arritë në përfundim: Me Vllazninë luhet në dy fronte, në fushën e futbollit dhe në tastier. Këtë duhet ta shikojnë drejtuesit, këtë duhet ta shikojnë institucionet që merren me këtë punë, pse jo edhe institucionet penale që merren me këtë punë, sepse po luhet me ndjenjat e tifozërisë shkodrane.

Me Vllazninë, trukohet, sepse nuk ka mundësi, që një ndeshje luhet mirë, tre ndeshje luhet dobët, absolutisht. Kështu që, ky është një mesazh që unë i jap institucioneve që duhet ta shikojnë, është një mesazh që unë i jap drejtuesve që ta shikojnë, sepse ndoshta, nuk mund të jetë, koka, presidenti, por mund të jenë të tjerë të stafit, mund të jenë edhe një pjesë të lojtarëve.

A e dini, se në qoftëse dy-tre prej lojtarëve bashkëpunojnë për trukim, shkatërrohet loja e një ekipi? Kështu që, nuk ka arsye tjetër që Vllaznia të jetë në këtë situatë.”, theksoi ndër të tjera ish futbollisti i Vllaznisë, Fatmir Lugji mbrëmjen e së mërkurës në emisionin Studio Sport-RTSH Shkodra drejtuar nga gazetari Gaspër Marku, ku ishte ishte i ftuar në panel së bashku me trajnerin e portjerëve të kombëtares së futbollit femra, Elis Legata dhe trajnerin e volejbollit Ermal Kraja.

Më gjërësisht, diskutimet rreth kësaj teme, si dhe të tjerave rreth Vllaznisë mund t’i ndiqni emisionin Studio Sport transmetuar mbrëmjen e 1 nëntorit në ekranin e RTSH Shkodra(Youtube, dhe FB, faqja zyrtare Rtsh Shkodra)

https://fb.watch/o3pSMXN61Z/

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img