Thursday, May 30, 2024

Mehmeti: “Duhet të ishim më të kujdesshëm. Duhet të ringrihemi për dy javët e ardhshme”

Lexo

Dinamo është mposhtur nga Vllaznia në sekondat e fundit me rezultatin 1-0 në “Loro Boriçi” duke bërë një hap fals në garën për vendin e 4-të të “Final – Four”. Pas sfidës Dritan Mehmeti deklaroi:

“Humbja? Ne e kemi thënë edhe në fillim është një kampionat i çmendur. Në javën e fundit kemi luajtur mirë, por sot bëmë disa gabime dhe kishim disa raste flagrante. Kemi pasur situatë të mira për të gjetur golin dhe më vjen keq, pasi duhet të ishim më të kujdesshëm. Të pësosh gol në atë minutë është mungesë eksperiencë. Me një pikë do të ishim më afër “Final – Four”. Falenderoj çunat dhe iu them se duhet të jenë më të fortë. Po e ndjejnë shumë rastet e humbura dhe ky është futbolli dhe është i paparashikueshëm. Duhet të ringrihemi për dy javët e ardhshme.

Humbja e rivalëve? Është i çmendur si kampionët, por ne duhet të shikojmë të marrim pikët tona. Prodhojmë lojë, por në fund pikët të çojnë në “Final – Four”.

Në 20 minutat e para pritët Vllazninë, çfarë duhet të ndryshojë skuadra? Kishin sdisa mundësi në 20 minutat e para Vllazni, pasi na mori pak hapësirë. Nuk duhet t’ia jepnim Vllaznisë këtë shans, por interpretuam gabim lojën. Ky është futbolli, duhet të besojmë deri në fund për të arritur atë që duam.

Pse dole në kundërsulm në minutën e fundit? Është e vërtetë dhe unë u kam dhënë direktivat. 88-89 u kam thënë lojtarët të jenë në ekuilibër dhe të dilnim në kundërsulm, por pati neglizhencë për një top të vdekur që erdhi në zonë. 1 pikë sot do të na afronte edhe më shumë me “Final – Four”.

Sulmues për të gjetur golin? Unë mendoj se sulmuesit janë aty, por nuk janë të qetë. Një situatë ku sulmuesi del tek për tek me portierin , kjo tregon se nuk janë të qetë. Edhe Zëbërgja patinjë penallti në lëvizje dhe kjo tregon se nuk janë të qetë para portë.

Egnatia? Të gjitha skuadrat kanë shanset e fundit. Nga Egnatia e deri te Laçi kanë shanset e veta. Dikush ka fatin te shorti, dikush te vështirësia”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img