Saturday, May 18, 2024

Shehi: “3 skuadra janë në luftë për kreun, Partizani është i dënuar për të fituar”

Lexo

Partizani ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Partizanit, Orges Shehi.

“Patjetër që është një ndeshje ka vlera pasi vinim pas derbit që të shkarkon shumë. Në pjesën e dytë kemi qenë më shumë prezent te porta. Kur ti mundohesh të krijosh, kundërshtari kërkon kundërsulmet. Mendoj se kemi qenë shumë afër portës dhe prezant, kur kërkon edhe shpërblehesh. Më vjen mirë që lojtarët e stolit janë të nevojshëm për skuadrën.

Çfarë prisni më shumë nga lojtarët në një të ardhme të afërt? Në aspektin psikologjik pres vlerësim situatash pavarësisht se përballë cilit ekip luan. Duhet automatizimi për të qenë cinik dhe konkret. Ndërsa nga ana tekniko-taktike, skuadra po bën mirë. Nuk kemi shumë ndryshime, por skuadra po bën shumë mirë. Rastet që po na jepen po i finalizojmë. Jemi në një fazë delikate. Tani na duhet përqendrimi dhe vlerësimi i çdo momenti.

Çfarë recete ke për sulmuesit, pasi janë larg golave? Është e rëndësishme të jemi prezent te zona dhe sulmuesit do të shënojnë. Të ngulmojmë, punojmë, e rëndësishme është të dalim te zona. Herë pas herë sulmuesit do të na nxjerrin nga situata. E rëndësishme është të punojnë kështu, dhe të na ndihmojnë në të dyja fazat.

Rasti i Mba? Aty e penalizoi fusha pasi bërë detyrën e duhur të sulmuesit.

E tenton Partizani kreun e renditjes? Ne do të tentojmë të bëjmë maksimumin dhe të marrim maksimumin nga këto ndeshje. 3 skuadra janë në luftë për kreun, 3 për Final 4 dhe të tjerat për play out. Duhet të jemi të fortë në mentalitet për të marrë 3 pikët. Partizani është i dënuar për të fituar”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img