Dinamo ka regjistruar sot një fitore shumë të rëndësishme teksa ka mundur me shifrat 2-0 Erzenin në “Air Albania”. Pas ndeshjes, trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV:
“Jemi në një pikë ku të gjithë kanë nevojë për pikë dhe bëhet luftë. Ka situata ku del jashtë detyrave duke bërë gabime pa dashje nga presioni. Për këtë fitore falenderoj djemtë dhe klubin e Dinamos, ishte një mini-objektiv. Siguruam matematikisht rënien nga kategoria, kampionati është i çmendur.
Duhet të kemi besim. Sot e rëndësishme që morëm 3 pikë të arta që na japin qetësinë. Tani të rikuperojmë forcat e të mendojmë për ndeshjen e radhës.
Unë skuadrën e mora në fund të fazës së parë dhe bëra një marrëveshje me presidentin që unë të siguroj Superioren, kjo ishte në kontratë. Tani duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Se ç ‘ndodh rrugës nuk e parashikoj dot.
Nëse do të jem i sigurt në 4-she atëherë do të bëj një analizë me stafin për titullin. Tani të sigurojmë Play-Out, nëse e kapim 4-shen atëherë do të kemi një përgjigje me bindje të plotë.”