Wednesday, November 6, 2024

Memelli: “Dua të falënderoj lojtarët sepse dhanë maksimumin. Nuk e di nëse ka formulë të qëndrosh gjatë në drejtimin e skuadrës”

Lexo

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Dinamo City dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, u shpreh për MCN TV:

“Vijmë tek kjo ndeshje me disavantazhe të mëdha. Edhe në emra, figura, por edhe në pozicione. Që do të thotë, mbrojtësin e qendrës në krahun e djathtë, mesfushorin para mbrojtjes si mbrojtës të majtë. Kur nuk kemi njerëzit me këmbën e duhur dhe cilësitë e duhura në krah kemi disavantazhet tona. Një posedim nga poshtë, diçka që ne e kishim shumë, nuk vlen kur nuk krijon. Kemi patur raste për shënim, për 2-0, apo 2-1 me Çobën në fund. Falenderoj lojtarët sepse sakrifikuan nga vetja e tyre dhe dhanë maksimumin. Jemi munduar ta mbajmë ekipin që mos të prekej nga virusi i mendjemadhësisë.

A po i merret maksimumi Balajt? Po, sepse mos harrojmë që pas një takimi kam patur me Bekimin kokë më kokë i kam thënë që ai duhet të fokusohet tek puna e tij. Mund të arrinte një dygolësh tjetër sot, por janë raste që humben nga sulmuesët. Unë kam një parashikim timin si do ta përfundojë ai sezonin, gjithmonë nëse do të jem unë këtu.

Për mënyrën si erdhi ndeshja mund të pranoj një barazim, por me lojtarët që kam dhe krijmtarinë që patën nuk mund ta firmosja këtë barazim, por është pjesë e lojës. Ikim nga kjo lojë me një barazim që më shumë i vleu Dinamos sesa neve.

Të dy lojtarët që kishim në krahë janë lojtarë që nuk luajnë në ato role. Por në një kohë dhe një moment siç është ky i joni, çdo kthim mbrapa është diçka e madhe për ne. Ajo ç’ka u pa sot ishte mungesa e fatit, por djemve iu thashë të ecim përpara me pozitivitet. Ndeshja ka qenë pozitive për ne, por jo pozitive për pikët.

Si do e zgjidhni problemin e mungesave? Nuk kam ndonjë justifikim për këtë pjesë. Disa lojtarë mund të rikthehen pas pauzës së kampionatit. Do rikthehet Qarri. Besoj se do të jetë gati edhe Smajli, një lotjar shumë i rëndësishëm për ne. Kemi marrë sinjale edhe për Bruno Gomes. Ajo ç’ka ishte pozitive në këto dëmtime ishte shkalla jo e lartë e dëmtimeve. E dimë që kemi një ndeshje të vështirë përballë Tiranës, por do të japim maksimumin edhe ndaj kryeqytetasve të tjerë.

Unë kam një marrëdhenie korrekte me të gjithë, si me lojtarët ashtu dhe me drejtuesit. Kam raporte shumë të mira. Por ju e shikoni shumë mirë, iku Bejzade erdhi Josa. Nuk e di nëse ka një formule që të qëndrosh gjatë.

Penalltia që mori Vllaznia? Periudha ime kur unë komentoja vendimet e gjyqtarve ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. Ne duhet t’i japim një klimë sa më të qetë gjyqtarëve. Sa më shumë presion të bëjmë tek ata, aq më ata do të gabojnë. Në fund të ditës janë njerëz, bëjnë punën e tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img