Tuesday, May 7, 2024

Merkato, Dinamo kërkon Lilajn, Ditën dhe Jashanicen

Lexo

U konsiderua një nga skuadrat pretendente serioze për trofe, por ajo çfar paraqiti Dinamo e pjesës së parë të sezonit 2021-2022 ishte tejet e dobët. Vendi i tetë në tabelën e klasifikimit me vetem një pikë larg skuadrës së parafundit që shkon një kategori më poshtë ka alarmuar kampin blu.

Është kjo arsyeja që tekniku Bledi Shkëmbi ka projektuar një merkato cilësore me emra potent, me të cilët mendon dhe beson se Dinamo mund të rikthehet aty ku duhet.

Merkato e janarit është krejt afër, dhe për këtë korçari i pankinës dinamovite ka dorëzuar listën e dëshirave të tij tek presidenti Bardhi. Sabien Lilaj, Bruno Dita, Bajram Jashanica, apo edhe ndonjë tjetër që për momentin nuk është bërë publik, janë emrat që tekniku Shkëmbi kërkon t’i kenë në skuadrën e tij.

Emrat në fjalë, në fakt lakohen edhe në skuadrat e tjera të kategorisë Superiore, ndaj mbetet për tu parë se çfar do të prodhojë zyrtarisht merkato e janarit, jo vetëm për Dinamon, por edhe për skuadrat e tjera, për të qënë gati me 15 janar, ditë kur do të startojë java e parë e vitit 2022.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img