Saturday, January 4, 2025

Merkato-KF Vllaznia përballë formulës së re të FSHF-së, me 7 të huaj në fushën e lojës. Të rinjtë e talentuar të akademisë kuqeblu më të prekur nga kjo goditje. Megjithatë, duhet pritur verdikti i drejtuesve të klubit shkodran…

Lexo

Vendimi i marrë gjatë vitit të kaluar nga Komiteti Ekzekutiv, për klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë për të pasur gjatë gjatë kampionatit të vitit 2025, shtatë lojtarë të huaj në fushën e lojës është pritur me shumë diskutime në radhët e specialistëve të futbollit. Kjo për faktin, se sipas tyre, kjo formulë pritet të jetë një goditje e drejtpërdrejtë ndaj promovimit të elementit të ri vendas. Madje, sipas projektit të FSHF-së rregulli ndryshon plotësisht për sezonin e ardhshëm ku klubet e Kategorisë Superiore mundtë aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit, gjë që pritet ta rëndojë edhe më shumë situatën në fjalë.

Më e prekur nga të gjithë nga kjo formulë e e FSHF-së pritet të jetë KF Vllaznia, Akademia e së cilës vlerësohet si më e spikatura në rang kombëtar. Vetëm pjesa e parë e sezonit që lamë pas evidentoi një një numër të konsiderueshëm të futbollistëve të rinj, të cilët përmes hapësirave që iu dha në fushën e lojës janë vënë menjëherë në shënjëstrën e mesrkatos, sidomos për klubet e huaja.

Më në vemendje janë dyshja Dodaj-Delaj, të cilët tashmë konsiderohen të fituar plotësisht nga skuadra e parë, por drejt kësaj rruge janë edhe portjeri Jukaj, mbrojtësit Pusi, Spahia dhe Brahimi, mesfushorët Tafili, Zaganjori dhe Maliqi, të cilët dhanë sinjale të drejtpërdrejta në këtë aspekt.

Megjithatë, mbetet për t’u parë sesi do të jetë reagimi i drejtuesve të klubit kuqeblu, nëse vertete do të hapin dyert e merkatos për të huajt, apo do të vijojnë në linjën e tyre të promovimit të të rinjëve, sepse në këtë mënyre, duke përfshirë edhe rastin Alivoda të pak muajve më parë, arkat e klubit kuqeblu do të mbushen pikërisht nga ky brez.

Gjithësesi, merkato sapo është hapur, dhe nga dy të konfirmuar kuqeblu, njëri prej tyre, Repaj, është prodhim i Akademisë Vllaznia që rikthehet në shtëpi dhe tjetri, Mensah i huaj. Veprimet e ditëve në vazhdim, do të tregojnë qartazi pozicionin e presidencës kuqeblu për këtë temë shumë të diskutuar të futbollit shqiptar, e cila, për hir të së vertetes, që në orët e para të vënies në shfrytëzim ka marrë reagimet e shumta të specialistëve të futbollit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img