Merkato-Malazezi Kaleziç, zyrtarisht i Vllaznisë, futbollisti firmos për një vit me kuqeblutë

Lexo

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shehi: “Nuk ishte më gjë në dorën tonë pas asaj që ndodhi, kemi ardhur me sakrificë e me djersë”

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të...

Vllaznia ka bërë realitet firmosjen me futbollistin malazez Milosh Kaleziç. Drejtuesit kuqeblu bënë të ditur që dje se kishin rënë darkord me futbollistin, ndërkohë që pritej vetëm firma në kontratë. Dhe, kjo ka ardhur mbrëmjen e sotme kur Kaleziç është paraqitur në zyrat e KF Vllaznia duke firmosur kontratën zyrtare, e cila siç bëhet e ditur nga klubi kuqeblu është me afat njëvjeçar me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër. Menjëherë pas firmosjes së kontratës, malazezi ka pozuar me drejtorin sportiv të kuqebluve, Matko Djarmati.

Kaleziç është i moshës 27 vjeçare dhe pozicioni i tij në fushë është si mesfushor qëndre. Në karrieren e tij sportive, ai është aktivizuar në kampionatin malazez me ekipet Buduçnost, Mogren, Grbalj, Samorin, Iskra, Sloboda Tuzla, Petrovaç dhe së fundmi me OFK Titograd. Milosh Kaleziç gjen në skuadër bashkëkombasin e tij Bojan Zogoviç duke u bërë kështu futbollisti i dytë malazez në radhët e Vllaznisë.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -