Vllaznia kampione e pikëve në kohën shtesë-vlerësimi nga statistikat e FSHF-së

Lexo

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shehi: “Nuk ishte më gjë në dorën tonë pas asaj që ndodhi, kemi ardhur me sakrificë e me djersë”

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të...

Specialistët e futbollit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kanë realizuar një analizë të Kategorisë Superiore, ku duke u bazuar në analizat përkatëse ku Vllaznia është vlerësuar si skuadra kampione e pikëve në kohën shtesë.

“Goli i Ardit Hoxhajt të Vllaznisë në kohën shtesë në transfertën e fortë të Bylisit është për momentin simboli i dominimit të thellë të Vllaznisë në këtë kampionat në aspektin e shifrave. Po a është me të vërtetë kaq deçizive për klasifikimin, shënimi golave në kohën shtesë?”, thuhet në komentin e bërë me këtë rast nga analistët e FSHF-së. Ndërkohë, që në vijim bëhet e ditur se në këtë klasifikim të veçantë, në të cilin janë llogaritur rezultatet e ndeshjeve, në rastin se të gjitha ndeshjet do të ishin mbyllur ekzaktësisht në minutën e 90-të, verifikohet se Vllaznia është skuadra që ka fituar më shumë pikë në kohën shtesë deri në këtë moment të kampionatit.

Dhe, realisht, duke iu rikthyer momenteve që kuqeblutë korrën sukseset e tyre pikërisht në kohën shtesë, ajo që duhet theksuar është ndeshja Vllaznia-Tirana e fazës së parë, në atë super fitore të regjistruar nga kuqeblutë në limitin e kohës shtesë me golin e shënuar me kokë nga Emanuel Dunga. Por, përpos kësaj, një tjetër fitore dramatike e limitit të kohës shtesë ishte edhe ajo e realizuar në javën e 15-të teksa mundi Bylisin me golin e shënuar po me kokë nga Ardit Hoxhaj. Fitore kjo që në Shkodër u përjetua me një atmosfere të jashtëzakonshme festive me një tifozëri që festoi gjatë me mbërritjen e skuadrës në sheshin përpara stadiumit “Loro Boriçi” dhe më pas edhe në rrugët e qytetit. Fitore të tilla ishin edhe ato ndaj Partizanit dhe Teutës në “Loro Boriçi”, që edhe pse goli u shënua në minutat e fundit të kohës së rregullt, festa ishte kulmore nga skuadra në fushë dhe tifozët jashtë stadiumit.

Më poshtë është edhe tabela përkatse ku janë të cituara shumë detaje nga studimi i specialistëve të FSHF-së.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -