Saturday, April 27, 2024

Liga e Konferencës, Shiroki Brijeg-Vllaznia, të enjten ora 21.00 sfida e parë. Njihuni me listën e futbollsitëve të federuar për këtë ndeshje

Lexo

23 futbollistë do të ketë në dispozicion trajneri Thomas Brdariç për sfidën e parë europiane të Ligës së Konferencës, Siroki Brijeg – Vllaznia. Në pritje të kësaj ndeshje e planifikuar të të luhet në stadiumin “Pecara” Brijeg Bosnia-Hercegovina duke filluar nga ora 21.00 të së enjtes, Klubi i Futbollit Vllaznia ka bërë me dije listën e futbollistëve që do të udhëtojnë mesditën e së martës drejt Bosnjes.

Portier: Bojan Zogoviç, Kristi Qarri

Mbrojtës: Erdenis Gurishta, Mevlan Adili, Eni Imami, Darko Bulatoviç, Abdurrahman Fangaj,. Egzon Shimaj, Geralb Smajli, Klejdi Paloka

Mesfushorë: Ardit Krymi, Fjoart Jonuzi, Milosh Kaleziç, Uheid Hoxha

Sulmues: Eraldo Dede, Arlind Kalaja, Arsid Kruja

Sulmues: Haris Dilaver, Ardit Hoxha, Viktor Da Silva, Fahrudin Gjurgjeviç. Liridon Latifi, Mehdi Çoba, Alfonso Radovani

Nga sa shikohet, me skuadrën do të udhëtojnë një grup të rinjësh kuqeblu, fati i aktivizimit të tyre, qoftë edhe si zëvendësues nuk dihet. Ndërsa, jashtë listës së federimit për këto dy ndeshje ka mbetur braziliani i zyrtarizuar mbrëmjen e së hënës,Wellinton Gustave.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img