Saturday, July 27, 2024

Merkato-Vllaznia kërkon dublues për Hakajn, projektohet mbrojtësi i majtë i Laçit, Rudolf Turkaj

Lexo

Vllaznia është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Aktualisht këtë pozicion e mbulon Ersin Hakaj duke qënë titullar i formacionit kuqeblu. Mungesa e tij në miqësoren me Laçin për arsye dëmtimi  ka nxjerrë të zbuluar krahun e majtë të prapavijes shkodrane, pasi teknikut Memelli i është dashur të aktivizojë në atë pozicion, Dragoshin, i cili është marrë nga Kukësi për pozicionin e krahut të djathtë të mbrojtjes.

Në të tilla kushte, duket se Memelli nuk ka dalë i kënaqur nga rendimenti i Dragoshit në këtë zëvendësimin që ai i bëri Hakajt, gjë që ka detyruar trajnerin të shprehet publikisht se kërkon një mbrojtës të majtë.

Burime nga stafi kuqeblu bëjnë të ditur se për këtë pozicion është propozuar 28 vjeçari Rudolf Turkaj, futbollist ky që për katër sezone radhazi luajti për ngjyrat e kurbinasve, por që në mbyllje të sezonit të kaluar është larguar nga kurbinasit duke qënë një futbollist i lirë.

Nga sa mësohet drejtuesit kuqeblu kanë pasur bisedime me Turkajn dhe në ditët në vazhdim pritet të ketë konkretizim të marrëveshjes mes dy palëve në mënyrë që ai t’i bashkohet skuadrës në kuqeblu në stërvitje në mënyrë që të jetë gati për sezonin e ri futbollistik.

Përpos krahut të majtë të prapavijës, Vllaznia është në kërkim edhe të një sulmuesi tipik për ta pasur në dispozicion për rivalitetin me Bekim Balajn. Aktualisht, për pozicionin e Balajt, Memelli ka në dispozicion shqiptaro-maqedonasin, Bujar Hajdari, futbollist ky që në fakt u ble me shumë bujë nga ana e Vllaznisë, por me atë çfar po shfaq në proçesin stërvitor si dhe ndeshje, duket shumë larg pritshmërisë së stafit teknik.

Goditjet në fjalë, pritet të realizohen në një kohë sa më të shpejtë në mënyrë që ato të përshtaten me skuadrën, pasi starti i kampionatit është në prag, ku sipas informacionit zyrtar nis me 19 gusht.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img