Merkato-Xhihani: Forma e Skukës, pikëpyetja e madhe. Partizani vendi ideal për sulmuesin

Gazetari Alban Xhihani, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për rikthimin e Xhuliano Skukës te Partizani.

Sipas tij, pikëpyetja e madhe është forma e sulmuesit, i cili ka luajtur shumë pak në muajt e fundit

Pikëpyetja e madhe është forma e Skukës. Minutazhin e ka pasur të vogël te Maribor, sidomos në dy muajt e fundit. Shumë pak edhe te Metz, kur pritej të luante më shumë. Nuk është rasti i vetëm me lojtarët që largohen nga Superiorja dhe më pas rikthehen. 

Kemi edhe rastin e Xhixhës, që po vazhdon në Azerbajxhan. Duhet analizuar, për të mos bërë këtë kthimin në Shqipëri. Partizani është vendi ideal për Skukën, për cilësitë që nuk ia mohojmë dot. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu